Kolegji AAB-Riinvest

Universiteti AAB-Riinvest u themelua më 2001, atëbotë me emërtimin “Akademia e Arteve të Bukura”. Aktivitetin e vet e filloi me 52 studentë, me studime në të vetmin fakultet atë të Komunikimeve Masive, në një kapacitet hapësinor prej 300 m2.

Në vitin akademik 2003/2004 regjistroi 58 studentë të rinj, duke shtuar edhe kapacitetin hapësinor në 450 m2.



Vitin akademik 2004/2005 “Akademia e Arteve të Bukura” e filloi me gjithsejtë 200 studentë të regjistruar.

Më 19.10.2004 “Akademia e Artve të Bukura” licencohet nga MASHT e Kosovës, me numër licence 823/02-1, si bartës i arsimit të lartë.

Në tetor të vitit 2004 themeluesi fillon aktivitetet dhe investimet për ndërtimin e ndërtesës vetanake. Ky aktivitet i themeluesit ishte pikënisje për menaxhmentin për ndërtimin e një strategjie për zgjerimin e veprimtarisë meqë kapaciteti hapësinor i planifikuar prej 2800 m2 (në fazën e parë 1800 m2) premtonte mundësi për një gjë të tillë.

Pas përgatitjeve disa muajshe në muajin prill, menxhmenti filloi, ndërsa në muajin maj e përfundoi procedurën interne për zgjerim të veprimtarisë, të paraparë me statut dhe rregullore si edhe me Ligjin mbi Arsimin e Lartë të Kosovës. Procedura përfundon me Vendimin pozitiv të Këshillit Drejtues ndaj propozimit të menaxhmentit dhe themeluesit për zgjerim dhe ndryshim të emrit.










Studime-Batchelor

Administratë publike

Ky Fakultet do t’u mundësojë studentëve kualifikime të vlefshme universitare, sidomos atyre që kanë për qëllim të marrin rolin udhëheqës në procesin e reformave dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Fakulteti i Administratës Publike synon të mbledhë studentët më të mirë të interesuar në fushat e drejtësisë dhe të shkencave politike e administratës publike.

Si vend i ri, Kosova ka nevojë për krijimin e një administrate të vogël dhe efikase, të cilat madje janë edhe kërkesa të BE-së nëpër të cilat kanë kaluar edhe vendet e tjera të përafruara me Brukselin. Edhe Kosova duhet të konsolidojë administratën efikase në kuadër të proceseve eurointegruese.

Por, jo vetëm kaq. Të bërit politikë tashmë gradualisht është duke kaluar tek profesionistët, ndërsa vendi ka nevojë gjithashtu për promovimin dhe përfaqësimin e saj në marrëdhëniet ndërkombëtare, si subjekt i së drejtës ndërkombëtare. Në këtë kuadër të këtij fakulteti në AAB ofrohen këto programe:

Bachelor•    Administratë Publike –i Përgjithshëm;
•    Shkenca Politike me Diplomaci

Arte

Qëllimi dhe profili i drejtimeve të Fakultetit të Arteve në Universitetin AAB, është përgatitja e kuadrove të reja në fushën e studimeve me theks të veçantë në Arkitekturë, Dizajn Grafik e Muzikologji, për të ushtruar detyrën përkatëse për nevojat e shoqërisë kosovare.

Ky fakultet synon t'i aftësojë kandidatët si në fazën e konceptimit të idesë, monitorimit dhe implementimit të veprimeve specifike profesionale në lëmin e planifikimit, arkitekturës e dizajnimit.

Një dimension tjetër i këtij fakulteti është edhe aftësimi i kandidatëve për të arritur shkathtësitë adekuate të njohjes teorike të problematikave dhe kritikën profesionale të tyre.

Gjithashtu, si qëllim tjetër duhet të theksohet edhe cytja e ambicieve për t'u marrë me studime të mëtejshme dhe punë të vazhdueshme kërkimore, në mënyrë që të zgjerojnë dijen dhe shkathtësitë profesionale në fazën e planifikimit, projektimit dhe implementimit (ekzekutimit).
    

Ekonomik

Fakulteti Ekonomik, si njëri ndër Fakultetet më të mira jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon, në AAB, ka qëllim primar që përmes programeve të veta studimore t’i  zhvillojë te studentët shkathtësitë, që do ta ndërlidhin ekonomiksin, biznesin, menaxhmentin dhe teknologjinë informative si disiplina kryesore që ndërveprojnë në ekonominë globale dhe që luajnë një rol kyç në krijimin e aftësive esenciale për bizneset dhe organizatat e tjera.

Përparësia jonë është mësimdhënia cilësore dhe hulumtimi që bëhen të mundura vetëm përmes zbatimit të një raporti efektiv mësimdhënës - student, qasje në teknologjinë e re dhe në resurset on-line, si dhe përkrahjes për studentin. Programet tona synojnë jo vetëm t’i riparojnë mangësitë e trashëguara nga sistemi i arsimit fillor dhe atij të mesëm, por po ashtu, t’i përgatisin studentët për një treg global e konkurrues.

Komponenti hulumtues dhe përkushtimi për të garantuar cilësinë e programeve tona arsimore paraqet një përparësi konkurruese për Insticuionin e Arsimit Universitar AAB.

Studentët do të përcjellin module të veçanta dhe do të përgatiten me shkathtësi teorike dhe praktike me një fleksibilitet që stimulon aftësitë kreative të tyre. Aktualisht në AAB funksionojnë këto programe të Fakultetit Ekonomik:

Bachelor•    Banka, Financa dhe Kontabilitet
•    Menaxhment dhe Informatikë
•    Marketing dhe Administrim Biznesi


Gjuhë Angleze

Ky është një program unikat dhe krejt i veçantë që për herë të parë organizohet në Kosovë, ndërkohë që as në rajon nuk ka një program studimesh të nivelit bachelor i cili përgatit ekskluzivisht përkthyes.

Në kohën kur Kosova dhe Shqipëria janë në fazën përfundimtare në synimet e tyre për integrime evropiane, më shumë përkthyes të kualifikuar do të jenë të domosdoshëm për të përmbushur kërkesat institucionale të Kosovës, të Shqipërisë dhe të institucioneve evropiane.

Misioni i këtij programi studimesh është pikërisht ky – përgatitja e kuadrove të domosdoshme për proceset aktuale nëpër të cilat po kalon dhe pritet të kalojë Kosovë. Së këndejmi, ky program, vërtet përgatit kuadro për të ardhmen dhe është ndër programet me më së shumti perspektivë dhe më atraktive për tregun.

Kërkesa në tregun e punës për përkthyes të mirë nga anglishtja në shqipe dhe anasjelltas është aq e madhe, saqë qysh sot do të mund të punësoheshin me qindra të tillë.

Gjuha angleze, si gjuhë globale, është aktualisht pothuajse gjuhë e dytë në Kosovë. Në të ardhmen, ajo do të jetë e tillë edhe më shumë, si rezultat i zhvillimit dhe rritjes së saj politike, shoqërore, ekonomike, tregtare, kulturore e arsimore, diplomatike, sportive, teknologjike.

Nevoja për të komunikuar me vendet, organizatat dhe institucionet e ndryshme rajonale e botërore, me të cilat Kosova ka dhe do të ketë marrëdhënie të mira në çfarëdo fushe veprimi qoftë, është e pashmangshme.


Juridik

Në një shoqëri që përpiqet të ndërtojë institucionet e veta në të gjitha nivelet, juristët janë ata që e bartin barrën kryesore të ndërtimit të institucioneve dhe të administratës, në fakt të vetë shtetit. Së këndejmi, duke qenë të vetëdijshëm për këtë barrë të madhe, AAB i ka kushtuar rëndësi të veçantë përgatitjes së kuadrove të këtij profili.

Programi synon kompletim teorik e profesional për implementimin e suksesshëm te strategjisë nacionale për jetësimin e standardeve evropiane dhe të përgjithshme ndërkombëtare në fushën e sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Fakulteti Juridik është një nga ndërmarrjet e rëndësishme në Institucionin e Arsimit Universitar AAB.

Aktualisht në Fakultetin Juridik të AAB-së  funksionojnë këto programet të akredituara: 
Bachelor•    Juridik i përgjithshëm
•    Kriminalistikë
•    Integrime Evropiane

Master

•    Juridik Civil
•    Juridik Penal 


Komunikim Masiv

Fakulteti i Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë është fakulteti me traditën më të gjatë në Universitetin AAB. Në kuadër të këtij fakulteti funksionojnë dy programe bachelor, Komunikim Masiv e Gazetari dhe programi i Produksionit, si dhe një program master në Komunikim Masiv.

Ka një staf pedagogjik të zgjedhur, me përvojë të dëshmuar shkencore dhe akademike, brenda dhe jashtë Kosovës. Gati 90 për qind e të diplomuarve në këtë fakultet janë të punësuar. Shumica prej tyre janë drejtorë mediash të ndryshme, kryeredaktorë, redaktorë, gazetarë, zëdhënës institucionesh e partish politike, zyrtarë për informim etj., ose kanë punuar në mediat më të njohura në vend dhe jashtë, si në “Zëri i Amerikës”, “RTK”, “KTV”, “RTV21”, “Top Channel”, “Radio Dukagjini” etj., si dhe në gazetat dhe agjencitë më të njohura në vend. Gjithashtu, një pjesë e studentëve që kanë kryer masterin po zhvillojnë karrierë të suksesshme në diplomaci.

Fakulteti ka marrëveshje me disa universitete për shkëmbim përvojash e punësh të përbashkëta kërkimore, shkëmbim kuadrosh dhe studentësh. 

Kulturë Fizike

Programi për Kulturë Fizike dhe Sport në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit në kuadër të Institucionit të Arsimit Universitar AAB ka vënë bazat e një tradite të mirëfilltë në edukimin e brezave të rinj në fushën e Kulturës Fizike dhe Sportive. Këtë vit akademik ky fakultet pret gjeneratën e dytë të diplomantëve të cilët me zell e përkushtim janë pajisur me dijet e nevojshme në këtë fushë dhe janë të gatshëm që me dijet dhe shkathtësitë e fituara të japin kontributin e tyre për shoqërinë kosovare.

Ky program studimesh vazhdon që në gjirin e vet të rekrutojë të rinj e të reja, sportistë e sportiste të njohura të cilat me entuziazëm dhe shumë sukses i avancojnë shkathtësitë e tyre sportive edhe më tej dhe i pasurojnë me dije të nevojshme teorike në, mënyrë që të arrijnë kualifikimet e njohura  ndërkombëtarisht si trajnerë dhe mësimdhënës të kulturës fizike.

Fakulteti posedon një infrastrukturë supermoderne me sallën sportive me dimensione për të gjitha lojërat, sallën speciale për gjimnastikë sportive dhe gjimnastikë ritmike, sallën e fitnesit të pajisur me mjetet e teknologjisë më të përparuar. Gjithashtu fakulteti posedon edhe me hapësirën e mjaftueshme të qendrës sportive ku përveç terreneve të hapura për të gjitha lojërat sportive, shtigjeve të atletikës posedon edhe pishinën moderne me dimensione olimpike.
    

Shkenca Kompjuterike

Sistemet Softuerike janë shtyllat e bizneseve moderne. Këto sisteme janë komplekse dhe zhvillimi i tyre kërkon një kompetencë të madhe. Duke studiuar Shkencat Kompjuterike në Institucionin e Arsimit Universitar AAB, studentët do të mbledhin njohuri konkrete të nevojshme për të dizajnuar, menaxhuar dhe për të zhvilluar me sukses çdo projekt kompleks softuerik. Kjo do të arrihet përmes aplikimit të metodave të avancuara në mësim dhe ndërlidhjes së fuqishme të teorisë me problemet praktike.  
   

Shkenca Sociale

Programi i Mirëqenies dhe Kujdesit ndaj Fëmijëve është krejt unik në tërësinë e tij dhe nuk ka një program të ngjashëm në Kosovë dhe në rajon. Është një program që ngërthen në vete edukimin e fëmijëve të moshave të reja, orientimin dhe përcjelljen e zhvillimit të tyre psiko-fizik dhe socializmin e tyre.

Një vendi në tranzicion siç është Kosova, njerëzit e këtij profili i janë të domosdoshëm për të kapërcyer sa më lehtë dhe me sa më pak dhimbje procesin e transformimit shoqëror, ku fëmija është pasuria më e çmueshme dhe më e lëndueshme njëkohësisht.  



Studimet Master


LLM Juridik - Civil


Pas mbarimit të programit pasuniversitar Civilo Juridik, studentët do të pajisen me njohuri dhe do t’i kuptojnë të gjitha sferat e së drejtës civile, siç janë: e drejta civile materiale, e drejta sendore, procedura civile, e drejta detyrimore, e drejta familjare dhe e drejta trashëgimore, e drejta private evropiane, e drejta e pronësisë industriale, e drejta tregtare, e drejta fiskale, etj.  Gjithashtu I diplomuari nw kwtw program do tw kuptojw rregullat qenësore, relevante për fushat kyçe të së drejtës civile, perspektivat teorike dhe debatet akademike, të cilat në mënyrë qenësore i vënë në dukje fushat juridike, aspektet kyçe, problemet politike dhe parimet e ndërlidhura me funksionimin e institucioneve të shtetit në lidhje me të drejtën private.
 Ky program do t’u mundësojë studentëve kualifikime të vlefshme pasuniversitare, sidomos atyre që kanë për qëllim të marrin rolin udhëheqës në procesin e reformave në gjyqësi, përgatitjen e ligjeve dhe dhënien e shërbimeve qytetarëve në sferën e së drejtës civile dhe së drejtës sendore.

Kohëzgjatja e studimeve: 1 vit akademik / 2 semestra
Kreditë e fituara: 60 ECTS
Grada e fituar: LLM Civilo-Juridik



LLM Juridik - Penal

Ky program njëvjeçar i studimeve pasdiplomike – master, do të ofrojë njohuri solide dhe kuptim sistematik për strukturat institucionale, parimet kyçe juridike dhe kontekstet e caktuara të së drejtës penale.
Programi Penalo Juridik do t’u mundësojë studentëve kualifikime të  vlefshme pasuniversitare, sidomos atyre që kanë për qëllim të marrin rolin udhëheqës në procesin e luftës kundër kriminalitetit dhe posaçërisht kundër formave moderne të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Pas kryerjes me sukses të  programit, të diplomuarit do të mund:
•    të japin komente origjinale dhe të avancuara, të cilat do t’i plotësojnë standardet e larta shkencore dhe të  zhvillojnë shkathtësi kritike, analitike dhe hulumtuese, të  cilat mund të zbatohen në shumë fusha;
•    t’i zhvillojnë shkathtësitë nga sfera e hulumtimeve juridike akademike, posaçërisht nëpërmjet prezantimit me shkrim të  argumenteve në frymën në të cilën i integron rregullat relevante akademike dhe të krijojnë një bazë  të mirë lidhur me teknikat e domosdoshme dhe metodat hulumtuese, të cilat janë pjesë e lëndëve të specializuara;
•    ta vazhdojnë karrierën e tyre në të drejtën penale në nivel akademik dhe në nivel praktik.

Kohëzgjatja e studimeve: 1 vit akademik / 2 semestra
Kreditë e fituara: 60 ECTS
Grada e fituar: LLM Penalo-Juridik


MSc Komunikim Masiv dhe Gazetari


Ky program master, synon tw ngrisw profesionalizmin në hapësirën e medies dhe të komunikimit, duke ofruar kurse profesionale në bashkëpunim me partnerët dhe institucionet e tjera universitare, institucionet e tjera mediale në vend dhe me universitetet partnere, përmes shkëmbimit të përvojave me studentë dhe stafin akademik ndërkombëtar. 
Misioni dhe vizioni strategjik i zhvillimit të këtij programi, që është konsekutiv në raport me programin bachelor mbështetet në fuqinë reale të tregut kosovar dhe atij rajonal, ku deri tash është bërë një penetrim i suksesshëm i prodhimit final të këtij programi studimesh. 
Së këndejmi, nevojat aktuale të tregut, e bëjnë të domosdoshëm një profil të tillë studimesh, çfarë është komunikimi masiv dhe gazetaria. 
Zhvillimi i medies së lirë, të pavarur dhe profesionale, si dhe zhvillimi i ekspertizës për marrëdhënie me publikun, sidomos duke pasur parasysh parakushtet që ekzistojnë për bashkëpunim ndërkombëtar në këtë fushë, mbeten misioni themelor i këtij programi.

Kohëzgjatja e studimeve: 2 vite akademik / 4 semestra
Kreditë e fituara: 120 ECTS
Grada e fituar: MSc Komunikim Masiv dhe Gazetari


MA Marketing dhe Menaxhim BIznesi


Ky program ua ofron studentëve standardet më të larta dhe karrierë të suksesshme në sektorin e Marketingut dhe Menaxhim Biznesit, e fokusuar në ekonomiksin, sjelljen e njeriut, organizatat, kontabilitetin, aftësitë komunikuese, operacionet, marketingun, financat, sistemet informative të menaxhmentit dhe ndikimi i tyre në vendimmarrjen menaxheriale. 
Modulet, të cilat zhvillohen në këtë program kanë për qëllim të formojnë ekspertë të aftë me dije dhe shkathtësi për të zbatuar standarde ndërkombëtare të zhvillimit për nevojat e menaxhimit të dijes dhe aftësitë menaxhuese nga lëmi i marketingut dhe administrimit të biznesit.
Pas diplomimit studenti do të jetë në gjendje të:
•    Aplikojë aktivitetet esenciale të Marketingut;
•    Zbatojë aftësi dhe teknika për aplikim e marketingut në situata të ndryshme; 
•    të njohë dhe të kuptojë arkitekturën e marketingut global dhe menaxhimin e marketingut; 
•    Njohë problemet nga sfera e biznesit, menaxhimit, financat, marketingu, edhe në sektorin publik dhe në atë privat;
•    Sigurojë ngritjen e nivelit të administrimit dhe të udhëheqjes së ndërmarrjes dhe zhvillimin e menaxhmentit bashkëkohor; 
•    Njohë çështjet esenciale që kanë të bëjnë me planifikimin dhe udhëheqjen;
•    Punojë në mënyrë efektive si individ, në ekip dhe ambiente multidisiplinare, si dhe të jetë i gatshëm për mësim tërë jetësor;
•    Komunikojë në mënyrë efektive dhe të reflektojë në mënyrë kritike në fushën e disiplinës dhe me shoqërinë e gjerë; 
•    Bëjë analizat e përgjithshme dhe specifike në sferën e biznesit; 
•    Aftësojë dhe ndërtojë menaxherë të profilit bashkëkohor: sipërmarrës, të gatshëm të ndërmarrin aksione, por edhe rreziqe të cilat ndërlidhen me çdo iniciativë, fleksibile, persona të vendosur dhe të guximshëm; 
•    Arsimimin e menaxherëve me kualifikim të lartë dhe profesionit me aftësi lideri dhe dëshira për t’u ballafaquar me sfidat e mileniumit të ri;
•    Krijimin e menaxherëve me pikëpamje të reja dhe mënyra të të menduarit, zhvillimin e aftësive për parashikimin e të ardhmes dhe pranimin e sfidave dhe mundësive, të cilat i ofron biznesi në shekullin 21; 
•    Elaborojë nga aspekti shkencor dhe praktik dallimet dhe nevojat e shoqërisë në tërësi nga aspekti i kërkesës dhe me këtë nga hulumtimet të paraqesin ofertën e ndërmarrjes.

Kohëzgjatja e studimeve: 2 vite akademike / 4 semestra
Kreditë e fituara: 120 ECTS
Grada e fituar: MA Marketing dhe Menaxhim Biznesi


Kontakto

Unversiteti AAB Zona Industriale Prishtinë - Fushë Kosovë 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel: +381 (0) 38 601 019, +381 (0) 38 601 020
Tel: +377 (0) 45 284 797, +386 (0) 49 603 666
info@universitetiaab.com

No comments:

Post a Comment