Kolegji Gjilani


Duke pas parasysh nevojat në rritje të rajonit të Anamoravës (përfshirë edhe Luginën e Preshevës) për Institucione të Arsimit të Lartë, e bashkë me këtë edhe faktin se kërkesat e tregut për kuadër të specializuar ndërkohë janë në proporcion të zhdrejtë me mundësitë që ofron i vetmi Universitet Publik në Prishtinë, ideatorët dhe themeluesit e Universitetit GJILANI, pas përgatitjeve paraprake të nevojshme, në përputhje me kërkesat e parashtruara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, morën iniciativën për ngritjen e Universitetit Gjilani, në Gjilan.



Në përputhje të plotë me Ligjin për Arsimin e Lartë dhe Udhëzimin Administrativ të MASHT, nr. 14/2003, të lëshuar më 17.07.2003, u bë kërkesa për licencim dhe startoi viti i parë akademik 2006/2007 i këtij Institucioni të Arsimit të Lartë dhe me këtë zuri fill edhe historia e Universitetit tonë.

Programet Studimore

Batchelor


Banka, Financa dhe Kontabilitet

Në këtë program studentët përgatiten në fushën e financave, bankave, sigurimeve, buxhetit, doganave, marrëdhënieve financiare ndërkombëtare, bursave dhe afarizmit me letrat me vlerë, kontabilitetit dhe udhëheqjes së kontabilitetit. 
Studentët, gjatë studimeve të tyre, do të kenë mundësi të shfrytëzojnë literaturë bashkëkohore, që do t’u mundësojë një aftësim të mirë dhe përgatitje të lartë profesionale, si dhe do të kenë mundësi që, gjatë studimeve, të kyçen në institucionet financiare të Kosovës.
Qëllimet e programit
•Të ofroj një program gjithëpërfshirës dhe përmbajtjesor të studimit i cili prodhon të diplomuar me njohuri, të kuptuar dhe mjeshtëri që i mundësojnë përdorimin e tyre në karrierë dhe studime të mëtutjeshme në fushën e bankave, financave dhe kontabilitetit. 
•Ndihmoj përvetësimin e një balance ndërmjet njohurive teorike dhe praktike për të mbështetur karrierën e të diplomuarve në banka, financa dhe kontabilitet.
•Të ofroj një kurs i cili mbështetet në interesat specifike të studentëve individual në fushën e bankave, financave dhe kontabilitetit. 
•Ofroj një program gjithëpërfshirës të studimit që prodhon të diplomuar me njohuri, të kuptuar dhe mjeshtëri dhe që mundëson jetësimin e tyre ne fazat e zhvillimit bankar dhe financiar. 

Menaxhment Informatikë

Qëllimi i këtij programi është të ofrojë njohuri bashkëkohore teorike dhe praktike nga fusha e menaxhmentit dhe informatikës, të nevojshme për të qeverisur bizneset, shërbimet publike dhe institucionet e një spektri të gjerë. 
Duke i ndërlidhur të arriturat në fushën e informatikës dhe të menaxhmentit, programi ofron mundësi të gjera për studentët, që të pajisen më dije dhe shkathtësi moderne, kompatibile me nevojat e ekonomisë së tregut. 
Ky drejtim ofron një numër të mjaftueshëm kursesh, të obliguara dhe zgjedhëse, që ofrojnë dije bazike nga fusha e menaxhmentit dhe informatikës, dhe gjithashtu mundësi fleksibile për studentët që të zgjedhin kurset që atyre u interesojnë ose për të cilat kanë afinitet më të madh. Kursi ofron mundësi për studentët që të pajisen me njohuritë mbi teoritë, metodat, teknikat dhe aftësitë teknike, si dhe aftësitë praktike për një menaxhment bashkëkohor, në harmoni me programet e avancuara mësimore. 
Qëllimet e programit
•Të ofroj një program gjithëpërfshirës dhe përmbajtjesor të studimit i cili prodhon të diplomuar me njohuri, të kuptuar dhe mjeshtëri që i mundësojnë përdorimin e tyre në karrierë dhe studime të mëtutjeshme në fushën e biznesit dhe menaxhmentit 
•Ndihmoj përvetësimin e një balance ndërmjet njohurive teorike dhe praktike për të mbështetur karrierën e të diplomuarve në  menaxhment
•Të ofroj një kurs i cili mbështetet në interesat specifike të studentëve individual në fushën e menaxhmentit 
•Ofroj një program gjithëpërfshirës të studimit që prodhon të diplomuar me njohuri, të kuptuar dhe mjeshtëri dhe që mundëson jetësimin e tyre ne fazat e zhvillimit biznesor 

Juridik i Përgjithshëm

Qëllimi i programit
Qëllimi i kësaj lëmie të studimit është t’u ofrohet studentëve mundësia e marrjes së njohurisë së përgjithshme juridike dhe që do tu shërbente studentëve për specializim në fusha të ndryshme. Duhet ti ofroj studentëve njohuri të juridikut dhe një kuptimësi më të gjerë të kontekstit. 
•Gjatë studimit studentët do të përfitojnë njohuri mbi sistemin e drejtësisë. Ata nuk do të bëhen specialist në ndonjë fushë të drejtësisë por do të kenë mundësinë të kuptojnë të përgjithshmen dhe të marrin hapat e parë të specializimit. 
•Mësimdhënia e bazuar në kërkim shkencor do ti mundësoj studentët të zhvillojnë një mënyrë kritike të të menduarit dhe të të kuptuarit të çështjeve juridike në mënyra të ndryshme 
•Të diplomuarit do të kenë mjeshtëri akademik të adoptueshme për kërkesat e tregut dhe do të jenë në gjendje të fillojnë studimet post-diplomike, duke patur mjeshtri të avancuara në komunikim, analizë dhe gjuhë të huaja. 
•Ata do të jenë në gjendje të përdorin metodologji specifike që do t’u lejoj të ekzaminojnë raste juridike dhe ti trajtojnë ato
•Ata do të marrin nohuri në të drejtën evropian dhe ndërkombëtare dhe të jenë në gjendje të krahasojnë ato me të drejtën nacionale
•Studentët do të jenë në gjendje të bëjnë ndërlidhjen e drejtësisë në kontekst më të gjerë të zhvillimit demokratik
•Do të jenë të mësuar me konceptet e drejtësisë dhe si aplikohet ato standarde në demokraci
•Duke marrë aftësi dhe kompetenca sociale, studentët do të jenë në gjendje të ndërveprojnë me profesionistet e fushës së njëjtë apo tjera në tregun e punës.

Master

Menaxhment

Qëllimi i programit është të ofrojë studimet Master me anë të cilit do të zhvillohet të kuptuarit dhe njohuritë akademike të biznesit dhe funksionet kryesore të menaxhimit, së bashku me aftësi të transferueshme si dhe zbatimin e tyre. Kjo përfshin të mësuarit e pavarur dhe kërkimin shkencor në një nivel ku  kërkohet një qasje e integruar dhe kritike për menaxhimin dhe praktikat që nderlidhën me to. Fushat e studimeve u mundësojnë studentëveqë të specializohën në një fushë të caktuar të programit (Financa dhe Nderrmarresi).
Master në Menaxhment ka për qëllim që:
• Të zhvilloj aftësitë e të mësuarit të pavarur dhe të kërkimit.
• Të aplikojë njohuritë akademike në mënyrë kritike në një sëri disiplinash të menaxhimit.
• Zhvillimi i aftësive analitike dhe teorike për të reflektuar mendim autonom dhe origjinal.
• Zhvilloj gjykimet që kanë të bëjnë me çështjet sistematike dhe të komplekse në një mënyrë krijuese
• Angazhoj në mënyrë konstruktive në praktikat profesionale dhe creative të menaxhmentit me qëllim që të përcjellë arsyeshmërinë, rezultatet dhe konkluzionet.
• Advansoj njohuritë dhe të kuptuarit e menaxhmentit dhe disiplinat përkatëse.

No comments:

Post a Comment