Në ndryshimet dhe plotësimet në statutin e Kolegjit Tempulli, lidhur me organizimin dhe ushtrimin e veprimtarisë arsimore në arsimin profesional. Në bazë të Udhëzimit Administrativë 09/2002 lidhur me lejimin edhe regjistrimin e institucioneve private arsimore të datës 08.10.2002. Në bazë të Udhëzimit Administrativë 03/2003 lidhur me lejimin edhe regjistrimin e institucioneve private arsimore të nivelit fillor dhe të mesëm, të datës 22.01.2003. Në bazë të Udhëzimit Administrativë nr. MASHT (I) 31/2004 lidhur me zbatimin e planit dhe programit në arsimin profesional të datës 16.08.2004. Në bazë të Udhëzimit Administrativë nr. MASHT (I) 58/2004 lidhur me zbatimin e planit dhe programit në arsimin profesional të datës 04.10.2004.
Shkolla e Mesme e Lartë zyrtarisht fillon punën në vitin shkollor 2005/2006. Ajo ndodhet në Prishtinë në ndërtesën e Pallatit të Rinisë. Shkolla e Mesme e Lartë është një institucion privat arsimor dhe gëzon autonomi financiare, akademike dhe administrative në drejtim të arritjes së qëllimit dhe realizimit të detyrës së saj. Shkolla ka për detyrë të sigurojë përgatitjen profesionale të kandidatëve për arsimin profesional fillimisht në fushën e komunikacionit e më pastaj varësisht nga ecuria e punës dhe nevojat e tregut në Kosovë, me lejen e MASHT-it mund të zgjerojë fushë veprimtarin e vet edhe me lëmi tjera. Duke marrë parasysh përgatitjen që do t'u sigurohet kandidatëve - nxënësve, qëllimi që synon të arrijë shkolla është përgatitja profesionale e kandidatëve për arsimin profesional me një këndvështrim të ri bashkëkohor, i cili do t'u shërbejë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në këtë drejtim duke shkolluar nxënësit në ngritjen e sjelljes dhe kulturës në komunikacion. Shkolla do ta arrijë këtë qëllim me anë të zgjerimit të njohurive teknike dhe thellimit të kuptimit të përgatitjes së kandidatëve me veprimtari praktike në ushtrimin e profesionit të tyre.
Mbështetja kryesore e shkollës vjen nga vet themeluesi i saj z. Arif Krasniqi, por shkolla mund t'i sigurojë të ardhurat edhe nga dhurime të ndryshme të cilat mund të jenë të interesuar në këtë shkollë dhe në veprimtaritë e ndryshme të saj sipas ligjit në fuqi.
PROFILET:
• Teknik i postës
• Teknik i telekomunikacionit
• Teknik i aviacionit
• Teknik i komunikacionit rrugor
• Teknik i komunikacionit hekurudhor
• Teknik i komunikacionit hekurudhor dhe mjeteve tërheqëse
http://www.tempulli.org/
• Teknik i telekomunikacionit
• Teknik i aviacionit
• Teknik i komunikacionit rrugor
• Teknik i komunikacionit hekurudhor
• Teknik i komunikacionit hekurudhor dhe mjeteve tërheqëse
http://www.tempulli.org/
No comments:
Post a Comment