Kolegji Victory

Kolegji Victory është themeluar si institucion privat i arsimit të lartë në Kosovë, dhe ka operuar me licencë nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës. Ndërsa nga 24.07.2009, Kolegji Victory është akredituar nga Agjensioni i Akreditimit i Kosovës dhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Kolegji Victory është institucion privat i arsimit të lartë, i cili është themeluar në vitin 2005.


Qëllimi i tij ishte të sjellë jo vetëm risi kualitative, por edhe programe funksionale arsimore, duke u bazuar në plan-programin e Departamentit të Tregtisë Ndërkombëtare të Fakultetit të Ekonomisë Afariste të Universitetit “Libertas” të Zagrebit; si dhe të Fakultetit të Politikës Ndërkombëtare dhe Diplomacisë të Universitetit Publik të Zagrebit.

Programet Studimore

Ekonomi Biznesi-Tregti e jashtme(BA)



Qëllimi i programit

Programi i studimeve Ekonomi Biznesi – Tregtia e Jashtme, është program deficitar në fushën e tregut të dijes jo vetëm në Republikën e Kosovës por edhe në rajon. Ky program specifikohet ne aspektin e Ekonomisë së Biznesit në relacion me tregtinë e zhvilluar ndërkombëtare dhe përputhet drejtpërdrejtë me nevojat e zhvillimit të ekonomisë globale.
Përzgjedhja e këtij programi për studime, u mundëson kandidatëve që të jenë konkurrentë në fushën e trendëve ekonomike globale. Specifikat e këtij programi janë; veçoritë studimore të cilat ofrohen për ti aftësuar kandidatët që ti tejkalojnë kufizimet e dijes mbi ekonomike zhvillimore dhe biznesin ne relacion të drejtpërdrejtë me tregtinë e jashtme biznesore.
Gjatë mbarëvajtjes së studimeve studenteve u mundësohet njohja e drejtpërdrejtë me prodhimet zinxhirore të cilat ndodhin brenda dhe jashtë vendit tonë. Studentët tanë, njëkohësisht aftësohen që të veprojnë në këto arterie të programit tëEkonomisë së Biznesit – Tregtisë së Jashtme;   Bazat e Ekonomisë I,  Kontabiliteti Financiarë,  Matematika Afariste,  Informatika Afariste,  Shkrimi i Biznesit I,  Gjuhë Angleze I,  Bazat e Ekonomisë I,  Menaxhimi i Kontabilitetit dhe Financave,  Bazat e Statistikës,  E Drejta Tregtare,  Gjuhë Angleze II,  Shkrimi Akademik I,  Vendimarrja Afariste,  Financat e Korporatave,  Bazat e Menaxhmentit, Bazat e Marketingut,  Shkrimi Akademik II,  Gjuhë Angleze III,  Psikologjia e Shitjes,  Teknikat e Afarizmit Bankar,  Teknikat e Afarizmit në Tregtinë e Brendshme,  Afarizmi Elektronik, Bazat dhe Teknikat e Sigurimeve,  Biznes Kalkulusi,  Komunikimet Afariste,  Burimet Njerëzore,  Menaxhimi me Rreziqe,  Udhëheqja e Kontabilitetit,  Bioteknologjia,  Politikat Ekonomike Globale.
Studentët e Kolegjit Universitar Victory përgatiten në kushte bashkëkohore dhe për të funksionuar në rrethana ndërkombëtare. Prandaj, studentët që kryejnë Programin e Studimeve të Ekonomisë së Biznesit – Tregtia e Jashtme dalin të përgatitur me nivel të lartë dhe të aftë për të punuar me standarde perëndimore në implementimin e politikave afariste në kuadër të institucioneve shtetërore, private dhe biznesore.
Programi i Ekonomisë së Biznesit – Tregtia e Jashtme ka bashkëpunim me Programin e studimeve të Universitetit “Libertas” të Zagrebit, Universitetit Publik të Zagrebit, Universitetit Publik të Lubjanës dhe sipas standardeve të universiteteve botërore.  Studimet në këtë program zhvillohen sipas sistemit të Kartës së Bolonjës.  Viti akademik ndahet në dy semestra.
Çdo semestër ka vlerën e 30 kredive.  Në fund të studimeve universitare duhet të arrihet vlera e së pakut 180 kredive, si kusht që të merret titulli i diplomës Bachelor iEkonomisë së Biznesit – Tregtisë së Jashtme.

Menaxhmenti i Biznesit Ndërkomtarë(MA)


Menaxhment i Biznesit Ndërkombëtar (Master)

Master i Menaxhmentit të Biznesit Ndërkombëtar u ofron studentëve të kuptuarit e koncepteve kyçe të biznesit ndërkombëtarë me një prospektivë globale. Studentët do të përfitojnë shkathtësi relevante analitike për të ekzaminuar forcat që formojnë ndryshimin e mjediseve dhe veprimeve të biznesit ndërkombëtar, në të dy nivelet:mikroekonomik dhe makroekonomik.
Master i Menaxhmentit të Biznesit ndërkombëtar do të jetë program udhëheqës i tregut për studentët duke ju ofruar mundësitë ndërkombëtare unike që kombinojnë njohuritë teknike dhe hulumtuese të biznesit ndërkombëtar. Programi është dizajnuar të zhvillojë në maksimum ndërveprimin me programet ekzistuese duke i plotësuar e jo duke garuar ( p.sh: duke tërhequr studentet që dëshirojnë të kenë gradë shkencore me një fokus të dhënë, por jo tërësisht e lidhur me atë fokus- duke zgjeruar mundësitë e tyre të karrierës).

Qëllimet dhe objektivat:
Programi Master dy vjeçar është i dizajnuar të integroj njohuritë e fundit me një personel relevant dhe shkathtësitë metodologjike. Pas përfundimit të programit , studentët do të marrinë gradën Master i Menaxhimentit të Biznesit Ndërkombëtarë.
Programi Master u ndihmon studentëve për të zgjeruar njohuritë e tyre të cilat i kanë marr nëpërmjet studimeve të mëparshme të biznesit ndërkombëtarë në nivelin Bachelor. Të diplomuarit do të kualifikohen për pozita udhëheqëse në kompanitë vepruese ndërkombëtare dhe nacionale me një fokus të veçant në menaxhimin strategjik ndërkombëtarë.
Nëpërmjet punës studimore specifike ata do të përfitojnë shkathtësi dhe njohurit ë e nevojshme për të menaxhuar diversitetin e biznesit. Puna studimore përfshinë seminare në aspektin strategjik ndërkombëtarë, metodat dhe aftësitë personale. Pas përfundimit ata do të marrin 120 kredi (ECTS).

Politikë Ndërkomtare-Diplomaci (BA)


Qëllimi i Programit

Programi i Politikës Ndërkombëtare dhe Diplomacisë është i përgatitur që të pajisë studentët me njohuri bazike në rregullat dhe teoritë e marrëdhënieve ndërkombëtare, ekonomisë ndërkombëtare, diplomacisë dhe shkencave politike, ndërkohë që prezanton, analizon shqetësimet dhe politikat e shteteve të botës.
Studentët e Kolegjit Universitar Victory në programin Politikë Ndërkombëtare dhe Diplomaci specializohen në aspekte të veçanta dhe fitojnë trajnim të përgjithshëm për të arritur një vlerësim më të gjerë të politikës ndërkombëtare.
Studentët mësojnë për përdorimin shkencor dhe qasjen kritike të koncepteve, si një bazë për të kuptuar dhe analizuar politikën ndërkombëtare dhe diplomacinë, analizojnë natyrën e sistemit ndërkombëtar, rregullat dhe forcat që rregullojnë sjelljen e shteteve, faktorët që çojnë në konfliktet ushtarake ose bashkëpunimet paqësore dhe mësojnë për trendet aktuale drejt një bote më të integruar dhe më të fragmentuar.

Politikë Ndërkomtare-Diplomaci(MA)


Qëllimi i Programit

MA në Politikë Ndërkombëtare - Diplomaci

Arsyeshmëria  e  programit të studimit
Kosova si shtet i ri pavarur ka nevojë të madhe për kuadrot e pajisur me njohuri ngaPolitika Ndërkombëtare - Diplomacia. Kjo e arsyeton faktin e hapjës së programit për përgatitjen e kuadrove profesionale dhe shkencore nga fushat e politikës ndërkombëtare - diplomacisë. Kjo është nevojë shtetërore ashtu si ishte nevojë edhe për shtetet e tjera në rajon dhe më gjërë për ngritjen teoriko – shkencore dhe profesionale për kryerjen e punëve të shtetit të Kosovës dhe institucioneve tjera të Kosovës.
Lëndët dhe ligjëruesit e propozuar për miratim i përgjigjen qëllimit themelor të këtij programi. Kjo krijon mundësi që të mësohen tendencat themelore të lëvizjeve ndërkombëtare dhe gjetja e perspektivës të mëtejme të ndikimit. Lidhshmëritë e subjekteve të sotme ndërkombëtare, kushtëzimi i ngjarjeve dhe proceseve ndërkombëtare është bërë pjesë relativisht e përhershme në sjelljet e aktorëve në planin ndërkombëtar dhe hapet mundësia për përcjellje të rregullt dhe hulumtime të jetës ndërkombëtare.
Partnerët potencial të interesuar për programin Politikë Ndërkombëtare - Diplomacijanë: shteti (Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, Shërbimet e Sigurimit), televizioni publik dhe privat, radiostacionet publike dhe private, subjektet ekonomike, organizatat politike nacionale dhe ndërkombëtare dhe të tjera.

Përshkrimi i shkurtër i programit të studimit

Programi ju ofron studentëve dituri nga shkencat politike dhe ekonomike ndërkombëtare, nga kulturat dhe historia, dhe nga praktika e diplomacisë, nga perspektiva globale. Programi i studimit ka për qëllim të ngrisë nivelin e dijes akademike dhe analitike për politikën e jashtme në nivel global dhe shtetëror. Programi është përshtatur edhe me nevojat për njohuri për procesin e globalizimit, politikës së jashtme dhe diplomacisë të Kosovës. Programi gjithashtu krijon mundësinë që studentët të mësojnë metodologjinë e kërkimeve shkencore.

Rezultatet e pritura të nxënies

Pas përfundimit të suksesshëm të programit studentët pritet të jenë të përgatitur të:
  • Kuptojnë në mënyrë të thelluar politikën ndërkombëtare,
  • Analizojnë zhvillimet aktuale në politikën ndërkombëtare,
  • Kuptojnë të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën e unionit evropian,
  • Trajtojnë në aspektin teorik-shkencor të gjitha problemet e politikës ndërkombëtare dhe të diplomacisë
  • Përfaqësojnë shtetin e Kosovës në të gjitha sferat e politikës ndërkombëtare dhe të diplomacisë.
  • Kryejnë detyra këshillimi për politikën e jashtme e të Kosovës
  • Angazhohen në sektorët të ndryshëm të medieve, në trajtimin e çështjeve të politikës ndërkombëtare dhe diplomacisë.

Juridik


Qëllimi i Programit

Qëllimi i programit të studimit është përgatitja e një gjenerate të re juristësh me një potencial të lartë e të aftë që t ‘ju përgjigjen nevojave të tregut të punes. Këta studente do të përgatiten duke u mbeshtetur mbi bazen e pervojes se shume universiteteve te njohura në Evropë. Hartimi i kurikulave bashkëkohore dhe sidomos krijimi i kushteve maksimale për realizimin teorik dhe praktik do të jetë objektivi kryesor i yni. Programi juridik ka për qëllim kryesor përgatitjen e specialistëve të larte në fushën e drejtësisë në kuadrin e zbatimit të shtetit juridik dhe të drejtës ne Kosovë.
Programi i studimeve juridike pranë Kolegjit Universitar Victory është më i veçanti në rajonin tonë, pasi që jo vetëm objekti i tij është i vendosur në pozitën më të përshtatshme në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, (Lagjja Pejton), por edhe për shkak të mënyrës së qasjes së ofruar nga ky Kolegj Universitar me qëllim të edukimit akademik profesional në një nivel të lartë shkencor dhe arsimor.
Prandaj, Kolegji Universitar Victory për arritjen e objektivave në këtë fushë të studimeve juridike, së pari ka siguruar kushtet më moderne të studimeve universitare, siç janë: sallat e bollshme komode për ligjërata me projektorë, bibliotekat, laboratorët, librat komplet falas, e po ashtu e ka të angazhuar edhe stafin akademik më të përgatitur në fushat juridike përkatëse, të cilët japin një garanci për rezultate pozitive.
Programin Juridik pranë Kolegjit Universitar Victory e bënë edhe më të veçantë fakti, që studentet dhe studentët gjatë fazës së studimeve juridike do të zhvillojnë aktivitete praktike nga fushëveprimtaria profesionale e Juristit. Këto aftësi profesionale ata do të kenë rastin të i përfitojnë falë bashkëpunimit reciprok në mes të këtij programi me Institucionet më relevante brenda dhe jashtë shtetit të Kosovës.
Veçantia tjetër e këtij programi të studimeve në fushat juridike është që studentet dhe studentët do të kenë garantuar sigurimin shëndetësor gjatë tërë fazës së studimeve në këtë Kolegj. Prandaj, programi juridik pranë këtij Kolegji i mban dyert e hapura për ata kandidatë dhe nuk është shumë i vështirë për ata të cilët posedojnë një kujtesë të mirë, një këmbëngulje të të menduarit logjik dhe ata të cilët duan të sigurojnë një drejtshkrim të mirë.
Programi i studimeve mundëson që kandidatët të fitojnë dituri të thelluara teorike dhe shkathtësi të duhura praktike nga të gjitha fushat themelore juridike, siç janë:
  • Fusha e së drejtës kushtetuese.
  • Fusha e së drejtës civile.
  • Fusha e së drejtës penale.
  • Fusha e së drejtës ndërkombëtare, dhe
  • Fusha e gjyqësisë së brendshme dhe ndërkombëtare.
Përfitimi i diturive juridike bazë, teorike dhe praktike, padyshim siguron që kandidatët të aftësohen që, me rastin e punësimit, me sukses të realizojnë në praktikë të gjitha detyrat konkrete nga fusha konkrete juridike që këtyre u besohen.

Juridik-Mardhënje Juridike Ndërkomtare (MA)









No comments:

Post a Comment