Kolegji Fama


Kolegji ”FAMA”, i themeluar në Kosovë si institucion privat i arsimit të lartë është i angazhuar në fushën e mësimdhënies dhe të kërkimeve shkencore dhe ka disa objektiva të cilat janë të shënuara në Statutin e Kolegjit “FAMA”. Si datë e themelimit të Kolegjit ”FAMA” njihet 12 maji i vitit 2003.


Kolegji “FAMA”, në gjithë veprimtarinë e tij, ka për mision të kontribuojë në zhvillimin e Arsimit të Lartë, arsimimin cilësor universitar dhe pasuniversitar në fusha të ndryshme profesionale, edukimin me vlerat më të mira morale dhe zhvillimin e kërkimit shkencor me qëllim që të sigurojë praninë e specialistëve të aftë profesionalisht dhe të pastër moralisht, që mund të shpien përpara procesin e zhvillimit ekonomik e shoqëror ne Kosovë.
Kolegji “FAMA” në të gjithë veprimtarinë e tij si institucion jofitimprurës udhëhiqet nga parimet e respektimit të drejtave të njeriut, të humanizmit, të barazisë shoqërore midis shtresave të shoqërisë si dhe midis racave, feve dhe kombësive të ndryshme.



Studime Baçelor

- Studime Baçelor në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan, në këto programe të akredituara nga MASHT-i :
  • Menaxhment - BA
  • Banka, Financa dhe Kontabilitet - BA
  • Juridik (katër vjeçar)
  • Kriminalistikë (katër vjeçar),
  • Shkenca Politike dhe Administratë Publike - BA,
  • Psikologji - BA,
  • Sociologji - BA,
Në studimet Baçelor, kanë të drejtë të gjithë kandidatët të cilët kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë dhe jashtë saj dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.



Studime Master në këto programe të akredituara nga MASHT-i
  • Menaxhment – MA,
  • Banka, Financa dhe Kontabilitet – MA,
  • Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci- MA,
  • Administratë Publike – MA,
  • Studimet e Shkencave të Sigurisë- MA,
  • Juridiko-Penal – MA,
  • Juridiko-Civil – MA,
Kontakto

Kolegji FAMA
Gustav Majer 7  
10000 Prishtinë  
Kosovë
Tel:
+381 - (0)38 - 222 212
+377 -  (0)44 - 507 080
+377 -  (0)44 - 197 324
E-mail:                       
info@kolegjifama.eu
kolegji.fama@gmail.com

No comments:

Post a Comment