Kolegji Universitar Biznesi


Kolegji Universitar “Biznesi”  është institucion privat i arsimit të lartë i themeluar në vitin 2004, si Institucion Privat i Arsimit të Lartë (IPAL) në Kosovë. Themelimi i IALU “Biznesi” është i bazuar në Rregulloren nr. 2003/04 për shpalljen e Ligjit mbi arsimin e lartë, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe në Udhëzimin Administrativ mbi Licencimin e bartësve privatë të arsimit të lartë në Kosovë, nr. 14/2003.
Kolegji Universitar “Biznesi” është licencuar dhe  Ministra e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.


Pas përgatitjeve të plota teknike, rekrutimit të stafit akademik dhe atij administrativ, gjithnjë në bazë ligjore, Kolegji Universitar “Biznesi” ka filluar punën në vitin shkollor akademik 2005/06, deri më tash në IAUL “Biznesi” janë regjistruar katër gjenerata të studentëve, çka do të thotë se studimet zhvillohen në gjeneratën për vitin e parë, të dytë dhe të tretë.
Kolegji Universitar “Biznesi” veprimtarinë e tij akademike e zhvillon në tri fakultete:
1. Fakulteti Ekonomik
2. Fakulteti i Emergjencave
3. Fakulteti Juridik

Kolegji Universitar “Biznesi”  është institucion privat i arsimit të lartë i themeluar në vitin 2004, si Institucion Privat i Arsimit të Lartë (IPAL) në Kosovë. Themelimi i IALU “Biznesi” është i bazuar në Rregulloren nr. 2003/04 për shpalljen e Ligjit mbi arsimin e lartë, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe në Udhëzimin Administrativ mbi Licencimin e bartësve privatë të arsimit të lartë në Kosovë, nr. 14/2003. Kolegji Universitar “Biznesi” është licencuar dhe  Ministra e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Pas përgatitjeve të plota teknike, rekrutimit të stafit akademik dhe atij administrativ, gjithnjë në bazë ligjore, Kolegji Universitar “Biznesi” ka filluar punën në vitin shkollor akademik 2005/06, deri më tash në IAUL “Biznesi” janë regjistruar katër gjenerata të studentëve, çka do të thotë se studimet zhvillohen në gjeneratën për vitin e parë, të dytë dhe të tretë.

Kolegji Universitar “Biznesi” veprimtarinë e tij akademike e zhvillon në tri fakultete:

  1. Fakulteti Ekonomik
  2. Fakulteti i Emergjencave
  3. Fakulteti Juridik

Kolegji Universitar “Biznesi” në Fakultetin Ekonomik në vitet akademike 2005/06, 2006/07, 2007/2008, 2008/2009 dhe 2009/10 organizon studime në nivelin baçelor në këto drejtime:


  • Banka dhe financa dhe menaxhmant në biznes
Me mundësi specializimi ne drejtimet

  • Menaxhment dhe informatikë në biznes,
  • Menaxhimin i resurseve humane,
  • Biznes ndërkombëtar dhe
  • Administrim biznesi.

IALU “Biznesi” në programin Menaxhimi i Emergjencave organizon studime në nivelin baçelor në këto drejtime:

  • Mbrojta në punë
  • Mbrojta nga zjarri

Fakulteti Juridik ka këtë drejtim:

  • Drejtimi i përgjithshëm.

Aktualisht studimet në Kolegji Universitar “Biznesi” zhvillohen në nivelin baçelor dhe master.
Kështu numri i përgjithshëm i studentëve në Kolegji Universitar “Biznesi” të regjistruar gjatë katër viteve akademike  është mbi 950.
Në kuadër të Kolegji Universitar “Biznesi” janë themeluar edhe Instituti për Hulumtime Shkencore, Zyra për vlerësimin e cilësisë, tri qendra hulumtuese, Klinika ligjore, shërbimi i administratës për përkrahje akademike dhe studentore, biblioteka dhe shërbimet e tjera ndihmëse.
Kolegji Universitar “Biznesi” është institucion i pavarur i arsimit të lartë, i cili siguron veprimtari arsimore dhe shkencore; institucion i cili është i përcaktuar në kultivimin e dijes dhe shkencës, në afirmimin e vlerave dhe i hapur për të gjithë.
Kolegji Universitar “Biznesi” ka përshtatur nevojat dhe kërkesat akademike me nevojat e shoqërisë kosovare, sipas standardeve evropiane të zhvillimit të arsimit të lartë, në drejtim të procesit dhe nivelit të realizimit të objektivave të tij strategjike ka vendosur kritere, ka ndërtuar raporte krijuese, ka ngritur iniciativa dhe propozime të përputhshme me veprimtarinë e tij, në departamentet dhe institutet e themeluara.
Duke u mbështetur në Deklaratën e Bolonjës të vitit 1999 dhe duke krijuar përshtatshmëri për rrethanat kosovare, Kolegji Universitar “Biznesi” do të kryejë misionin e vet në drejtim të arritjes së objektivave strategjike.

Kolegji Universitar “Biznesi” misionin e vet për arritjen e objektivave strategjike e bazon në këto aspekte vepruese:

  • mbështetja në rregullativat dhe normat bashkëkohore, të cilat rregullojnë raportet brenda IALU “Biznesi”, në të gjitha domenet e nivelit të punëve;
  • ndërtimi i strategjisë për zhvillimin e arsimit të lartë dhe veprimtarisë hulumtuese dhe shkencore;
  • zbatimi i rregullave bashkëkohore për studim sipas të cilave studentët do të fokusohen në procesin arsimor modern evropian;
  • zbatimi i koncepteve bashkëkohore të mënyrës së studimeve, sipas parimeve të poentimit dhe bartjes së sistemit të kredive (ETCS);
  • zbatimi i sistemit të vlerësimit dhe sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë, sipas rregullimit të vetëvlerësimit;
  • intensifikimi i aktiviteteve për pjesëmarrje në programet dhe projektet ndërkombëtare për arritjen e objektivave strategjike për evropianizimin e arsimit të lartë.

Çështjen e cilësisë në arsimin e lartë e cila është e lidhur ngushtë me orientimet themelore evropiane për të krijuar një hapësirë të përbashkët dhe unike në procesin e zhvillimit të arsimit të lartë e që zë vend qendror në procesin e Bolonjës, Kolegji Universitar “Biznesi” e ka gjithnjë parasysh në arritjen e objektivave të tij strategjike.

Në këtë aspekt Kolegji Universitar “Biznesi” ka përvetësuar parimet themelore të hapësirës evropiane të arsimit të lartë, parime këto të cilat është duke i zbatuar në procesin mësimor:

  • zbatimi i sistemit të studimeve i bazuar tri cikle (3+2+3);
  • zbatimi i sistemit evropian të akumulimit dhe bartjes së kredive (ETCS);
  • angazhimi dhe mobilizimi i studentëve, mësimdhënësve, hulumtuesve dhe personelit administrativ;
  • bashkëpunimi ndëruniversitar evropian për sigurimin e cilësisë;
  • zbatimi i kritereve të dimensioneve evropiane për arsimin e lartë.

Adresa: Brahim Osmanaj Nr.10
                Prizren, 20000
          Republika e Kosovës

Numri kontaktues:
Fiks: 029 230 555
Mob: 044 131 027
            045 203 031

Adresa elektronike:
biznesi-pz@hotmail.com
fzahir_1107@hotmail.com
biznesi.pz@gmail.com

No comments:

Post a Comment