Institucioni i parë i arsimit të lartë në Kosovë ishte Shkolla e Lartë Pedagogjike në Prishtinë (1958). Në fillim kishte këto grupe mësimore: Grupi i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe, Grupi i Gjuhës dhe i Letërsisë Serbokroate, Grupi i Biologjisë, i Gjeografisë dhe i Kimisë, Grupi i BAT-it dhe i Fizikës, Grupi i Matematikës dhe i Fizikës. Në vitin e parë shkollor 1958/59 u regjistruan 93 studentë të rregullt dhe 55 me korrespondencë. Në vitin shkollor 1961/62 u hap paralelja e SHLP të Prishtinës në Prizren, ku u regjistruan 100 studentë, 48 prej të cilëve ishin shqiptarë. Në vitin 1962 SHLP e Prizrenit bëhet e pavarur. SHLP e Prishtinës themeloi edhe Qendrën për studime me korrespondencë në Novi Pazar, me 50 studentë.
UP u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Krahinës Socialiste të Kosovës më 18 Nëntor 1969. Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar. Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë , më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Ditë e Universitetit të Prishtinës. Në përbërje të Universitetit të Prishtinës të posathemeluar ishin këto fakultete me seli në Prishtinë: Fakulteti Filozofik, Fakulteti Juridiko-Ekonomik, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i Mjekësisë. Universiteti i Prishtinës ka 17 fakultete. Shkollat e larta pedagogjike dhe Fakulteti i Mësuesisë janë bartur në Fakultetin e Edukimit.
Universiteti i Prishtinës i ka këto njësi akademike:
1. Fakultetin Filozofik
2. Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore
3. Fakultetin e Filologjisë
4. Fakultetin Juridik
5. Fakultetin Ekonomik
6. Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës
7. Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike
8. Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike
9. Fakultetin e Mjekësisë
10. Fakultetin e Arteve
11. Fakultetin e Bujqësisë
12. Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë
13. Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit
14. Fakultetin e Edukimit
15. Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë
16. Fakultetin e Shkencave të Aplikuara Teknike në Mitrovicë, dhe
17. Fakultetin e Shkencave të Aplikuara Teknike në Ferizaj
====Universiteti Publik i Prizrenit====
Drejtimet që ofron UPPZ-ja janë:
* Software Design
* Teknologji te Informacionit dhe Telekomunikimit
* Administrim Biznesi
* Menaxhment Ndërkombëtarë
* Juridik
* Gjuhe Gjermane
Fakulteti Filozofik pranë Universitetit të Prishtinës është ndër institucionet më të vjetra të arsimit të lartë dhe njëkohësisht është fakulteti i parë që u themelua në Kosovë.
Fakulteti Filozofik u konstituua më 30 tetor të vitit 1960 dhe fillimisht kishte këto katedra : e Matematikës, e Fizikës, e Biologjisë, e Kimisë, e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe dhe e Gjuhës dhe e Letërsisë Serbokroate. Më 1961 hapën edhe katedrat e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze dhe e Gjuhës dhe e Letërsisë Ruse. Më vonë u hap katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Frënge dhe ajo e Orientalistikës. Në vitin e parë të studimeve (1960/61) u regjistruan 97 studentë të rregullt dhe 141 studentë me korrespondencë.
Më 1962 u hapen edhe tri katedra : e Historisë, e Gjeografisë dhe e Pedagogjisë. Ndërkaq, në vitin shkollor 1963/64 në këtë institucion diplomuan 26 studentët e parë.
Më 20 shtator 1971 Fakulteti Filozofik u nda në Fakultetin Filozofik dhe në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore.
Në vitin shkollor 1972/73 në Fakultetin Filozofik u hap edhe Katedra e Filozofisë - Sociologjisë.
Në vitin 1989 Fakulteti Filozofik u nda në Fakultetin Filozofik dhe Fakultetin e Filologjisë. Fakulteti edhe në periudhën vijuese, krahas vështirësive të shumta, zhvillohej vazhdimisht
Në vitin 2001 u hapën edhe Departamenti i Shkencave Sociale me Drejtimet: Shkenca Politike dhe Administratë Publike, Psikologji dhe Sociologji, si dhe Dega e Etnologjisë.
Deri 2005-06 vetëm në Fakultetin Filozofik, kanë diplomuar gjithsej 5487 studentë me mësim në gjuhën shqipe.
Në vitin 2001 Senati i Universitetit të Prishtinës miratoi planet mësimore të mbështetura në Deklaratën e Bolonjës për nivelin "Bachelor". Planet e studimeve u bashkëkohësuan dhe të ripërtërira u miratuan në Senatin e UP-ës në shtator të vitit 2004. Në shtatorin e vitit 2004 u aprovuan edhe planet mësimore për studime në nivelin e "Masterit" për këto departamente : Psikologji, Histori, Pedagogji, Shkenca politike, dhe Etnologji.
Në vitin shkollor 2005-06 në Fakultetin e Filozofik ishin 2134 studentë në studimet themelore, 111 studentë në studimet "master", ndërsa në procesin mësimor ishin të angazhuar 47 mësimdhënës dhe asistentë në marrëdhënie të rregullt pune dhe 74 mësimdhënës dhe asistentë me punë plotësuese.
Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore
Në vitin shkollor 1972/1973, me vendim të Këshillit Mësimoro-Shkencor, Fakulteti Filozofik ndahet në dy fakultete: në Fakultetin Filozofik dhe në Fakultetin e Shkencave Matemetike - Natyrore. Seksioni i Gjeografisë së bashku me Seksionin e Matematikës, Seksionin e Kimisë, Seksionin e Biologjisë dhe Seksionin e Fizikës hynë në përbërje të FSHMN-së.
Në vitin shkollor 1995/96 bëhet transformimi i seksioneve në drejtimet: mësimore (për mësimdhënësit) dhe shkencore-inxhinierike. Përveç studimeve themelore, në seksionet: Matematikë, Gjeografi, Kimi dhe Biologji organizohen edhe studimet pasdiplomike për arritjen e shkallës akademike të magjistrit të shkencave. Fakulteti ka gjithsej 25 laboratorë dhe kabinete dhe atë: 6 laboratorë në Departamentin e Kimisë, 11 laboratorë në Departamentin e Biologjisë, 6 laboratorë në Departamentin e Fizikës, laboratori i informatikës dhe kabineti i hartografisë. Deri më tani vetëm në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore kanë diplomuar gjithsej 2743 studentë me mësim në gjuhën shqipe. Në vitin 2001 Senati i Universitetit të Prishtinës miratoi planet mësimore të mbështetura në Deklaratën e Bolonjës për nivelin Baçeler. Në shtatorin e vitit 2004 u aprovuan edhe planet mësimore për studime në nivelin e masterit për këto departamente: Matematikë, Fizikë, Kimi, Biologji dhe Gjeografi. Në këtë vit shkollor Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore ka 2433 studentë, ndërsa në procesin mësimor janë të angazhuar 98 mësimdhënës dhe asistentë në marrëdhënie të rregullt pune dhe janë të angazhuar 21 mësimdhënës dhe asistentë me punë plotësuese.
Fakulteti i Edukimit Prishtinë
Edhe pse aftësimi i mësimdhënësve në nivel të Shkollave të Larta ka filluar në gjysmën e dytë të viteve të gjashtëdhjeta (1958), nevojat e shtuara për kuadër me kualifikim universitar katërvjeçar bënë që spektrit institucional të arsimit superior t'i shtohet edhe Fakulteti i Edukimit në Universitetin i Prishtinës.
Programet mësimore në Fakultetin e Edukimit
Fakulteti i Edukimit ka këto programe mësimore :
Programi Parashkollor Programi Fillor Programi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe Programi Gjuhë dhe Letërsi Angleze Programi Biologji-Kimi Programi Fizikë-Kimi Programi Matematikë-Informatikë Programi Teknologji-Informatikë Programi Histori-Edukatë Qytetare Programi Gjeografi-Edukatë Qytetare
Departamentet në Filologjik
Fakulteti Filologjik ka këto departamente:
1. Gjuha Shqipe
2 . Letërsi Shqipe
3. Gjuhë dhe Letërsi Angleze
4. Gjuhë dhe Letërsi Gjermane
5. Gjuhë dhe Letërsi Frënge
6. Orientalistikës
7. Gjuhë dhe Letërsi Turke
8. Gazetarisë
9. Letërsisë së Përgjithshme dhe Krahasimtare
Departamentet në Fakultetin Juridik
Fakulteti Juridik ka këto Departamente:
- Juridik-Përgjtihshëm
- Penal-Master
- Civil-Master
- Civil-Master-Wus
- Ndërkombëtar-Master
- Ndërkombëtar-Master-Wus
- Administrativ-Kushtetues -Master
- Financiar-Master
Departamentet në Fakultetin Ekonomik
Fakulteti Ekonomik ka këto departamente:
- Financa, Banka dhe Kontabilitet
- Menaxhment dhe Informatikë
- Marketing
- Ekonomiks
- Kontabilitet
Departamentet në F.N.A.
Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës ka këto departamente:
- Ndërtimtari
- Arkitekturë
Departamentet në F.I.E.K
Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike ka këto departamente:
1. Inxhinieri Kompjuterike
2. Telekomunikacion
3. Elektronikë
4. Automatikë
5. Sistemet Elektroenergjetike
6. Elektroenergjetikë Industriale
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike mbush 43 vite pune dhe aktiviteti shumë të rëndësishëm në aftësimin e kuadrove të reja nga lëmitë makinerike, në hulumtimet shkencore dhe mësimore, në bashkëpunimin me ndërmarrjet inxhinierike dhe industriale dhe me institucionet shtetërore dhe publike.
Gjatë kësaj kohe Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike ka mëse 1700 inxhinierë dhe
bachelor të diplomuar, mbi 100 magjistra të shkencave dhe të dretjimit master dhe një
numër të konsiderueshëm të doktorëve të shkencave.
Stafi mësimor është i kualifikuar dhe përbëhet nga 41 profesorë dhe ligjërues, 10 asistentë, 6 laborantë, 15 të angazhuar në punë plotësuese dhe administrata me 6 të punësuar.
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike aktualisht është i ndarë në 4 drejtime:
- Prodhimtari dhe Automatizim,
- Termoenergjetikë dhe termoteknikë,
- Konstruksione dhe mekanizim,
- Komunikacion.
Studimet organizohen në nivelin bachelor, master dhe të doktoratës.
Fakulteti posedon salla të mësimit të standardeve të larta, salla kompjuterike, 7 laboratore për realizimin e ushtrimeve laboratorike dhe hulumtimeve, bibliotekën me
lidhje të Internetit, etj.
Mësimi realizohet në formë të ligjeratave, ushtrimeve numerike, ushtrimeve laboratorike, vizita mësimore në terren, hulumtime, seminare, etj.
Departamentet në Fakultetin e Mjekësisë
Fakulteti i Mjekësisë ka këto departamente:
- Mjekësi e Përgjithshme
- Stomatologji
- Farmaci
- Fizioterapi
- Infermieri
- Mami
Departamentet në Fakultetin e Artëve
Fakulteti i Arteve ka këto departamente
- Dega e Arteve Figurative
- Dega e Arteve Muzikore
- Dega e Arteve Dramatike
Departamentet në F.B.V
Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë ka këto departamente:
- Agroekonomi
- Bioteknologji në Zootekni
- Lavërtari - Perimtari
- Mbrojte e Bimëve
- Pemëtari - Vreshtari
Departamentet në FXM
Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë ka këto departamente:
- Xehetarisë
- Gjeologjisë
- Materiale dhe Metalurgji
- Teknologjisë
Departamentet në Fakulteti e Shkencave Sportive
Fakulteti i Shkencave Sportive ka këto departamente :
1. Edukimi Fizik
2. Mjekesi Sportive
1. Edukimi Fizik
2. Mjekesi Sportive
Programet mësimore në Fakultetin e Edukimit
Fakulteti i Edukimit ka këto programe mësimore:
- Programi Parashkollor
- Programi Fillor
- Programi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe
- Programi Gjuhë dhe Letërsi Angleze
- Programi Biologji-Kimi
- Programi Fizikë-Kimi
- Programi Matematikë-Informatikë
- Programi Teknologji-Informatikë
- Programi Histori-Edukatë Qytetare
- Programi Gjeografi-Edukatë Qytetare
Departamentet në FSHTAM
Fakulteti i Shkencave Teknike të Aplikuara Mitrovicë ka këto Departamente:
Studimet themelore
1. Departamenti, Informatikë Inxhinierike
2. Departamenti, Makineri Industrial
Studimet master
1. Departamenti, Teknologjia e përpunimit me prerje
Përshëndetje!
ReplyDeleteSi mund të regjistrohet një nxënës i huaj në Universitetin tuaj?