Kolegji Iliria


Universiteti Mbretëror ILIRIA është një universitet modern, ku gërshetohet tradita arsimore shqiptare me konceptet bashkëkohore të arsimit dhe edukimit. Një universitet me në qendër studentin dhe vetëm studentin është filozofia themelore e Universitetit Mbretëror ILIRIA. Ky universitet është themeluar dhe funksionon pikërisht për të siguruar arsim cilësor për brezat e rinj. Stafi, planprogramet, materialet mësimore, metodologjia e mësimdhënies, pajisjet, ambientet, aktivitetet, etj. janë të gjitha në shërbim të formimit cilësor të çdo studenti, që hyn në auditoret e Universitetit Mbretëror ILIRIA. Vështirësitë e çdo studenti janë shqetësimi jetësor i Universitetit Mbretëror ILIRIA, suksesi i çdo studenti motiv i fuqishëm për punë të vazhdueshme me cilësi sipërore!
Universiteti Mbretëror ILIRIA synon dhe punon të formojë kuadro me vetëdije të lartë kombëtare. Kjo është arsyeja se pse ILIRIA është pjesë e pandashme dhe e natyrshme e elitës së universiteteve në botë: Universiteteve Mbretërore!  Universiteti Mbretëror ILIRIA në organizimin e punës brenda tij mbështetet në idenë se universitetet krijojnë elita dhe se këto elita duhet të kenë njohuri dhe vetëdije për interesat e kombit. Formimi i elitave është përkushtimi ynë, fryma kombëtare është inspirimi ynë!


Universiteti Mbretëror ILIRIA siguron mundësi të shkëlqyeshme për të rinjtë ambiciozë, të cilët kanë dëshirë të ndjekin një universitet, që ofron ndërthurje të teorisë dhe praktikës, përgatitje për nevojat imediate dhe të ardhme të shoqërisë, orientim të vendosur drejt një institucioni akademik hulumtues, etj.



Programet Studimore

Programet Batchelor


Banka, Financa dhe Kontabilitet


PROGRAMI BACHELOR
BANKA, FINANCA DHE KONTABILITET
Kohëzgjatja:  3 vite
ECTS:  180
Departamenti Banka, financa dhe kontabilitet, do të pregadisë ekspertë - profil të ekonomistëve që momentalisht janë kuadro deficitare për Kosovën, pasi aktualisht ka pak kuadro të cilat janë aftësuar të aplikojnë standardet ndërkombëtare të raportimeve financiare nga lëmia e kontabilitetit si dhe të menaxhojnë drejtë me financa dhe në sistemin bankar në kushtet e ekonomisë së tregut.
 Departamenti i financave aftëson studentët e Fakultetit Ekonomik nga fusha e financave, bankave, sigurimeve, buxhetit, doganave, marrëdhënieve financiare ndërkombëtare, bursave dhe afarizmi me letrat me vlerë, kontabilitet dhe udhëheqjes së kontabilitetit me kompjuter.
Ky department krijon kuadra të afta që do të dijnë të kryejnë detyrën e auditorit, për të bërë auditimin e brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm. Përkatësisht, këto kuadro shumë lehtë mund të licencohen edhe për detyrën e auditorit të jashtë.
Studentët do të aftësohen për të shkruar, përkatësisht të dijnë drejtë të prezantojnë situatën financiare të ndërmarrjes, të përpilojnë pasqyrat financiare, të lexojnë në mënyrë profesionale pasqyrat financiare, të prezantojnë situatën egzistuese ekonomike, apo rezultatet e arritura në bazë të analizave të ndryshme ekonomike. Kandidatët do të mund ta prezantojnë në formën më të mirë të shkruar ecuritë e afarizmit apo ecuri të tjera, aftësi kjo e cila mungon te kuadrot të cilët kan kryer studimet e kësaj natyre.
Kandidatët e diplomuar në këtë Departament do të bëhen ekspertë nga nga këto fusha dhe mund të japin kontributin e tyre si ekspert në institucionet shtetërore, banka, kompani të sigurimeve, dogana, institucione të auditimit, ne Institucionet Shtetërore të Kosovës (Buxhet, Thesar, Administratën Tatimore, etj.), në ndërmarrjet private, në përfaqësitë e kompanive të huaja, institucione të ndryshme ekonomike, në komuna, në bursa, etj.

LËNDËT E OBLIGUESHME
1. Makroekonomia I
2. Mikroekonomia I
3. Kontabiliteti
4. Statistika
5. Matematika
6. E drejta biznesore
7. Gjuha angleze I

LËNDËT ZGJEDHORE (dy  nga lëndët e mëposhtme)
1. Sociologjia
2. Bazat e Informatikës
3. Menaxhimi i prezantimit medial
4. Ekonomia e resurseve
5. Shkrimi akademik I
6. Psikologjia
7. Lëndë opcionale
8. 
E drejta biznesore ndërkombëtare

     
LËNDËT E OBLIGUESHME1. Kontabilitet financiar 
2. Banka dhe afarizem bankar 
3. Marketingu 
4. Paraja dhe financat 
5. Kontabiliteti i menaxhmentit 
 
LËNDËT ZGJEDHORE (katër  nga lëndët e mëposhtme)
6. Makroekonomia II 
7. Kërkime operacionale 
8. Shkrim akademik II 
9. Biznes ndërkombëtar 
10. Menaxhment 
11. Ndërmarrësia 
12. Integrime ekonomike evropiane 
13. Gjuha angleze II 
14. Lëndë opcionale  



LËNDËT E OBLIGUESHME1. Financa të korporatave 
2. Analiza financiare 
3. Kontroll dhe revizion 
4. Financa publike 
5. Tregu financiar dhe institucionet financiare 
6. Punimi i diplomës & puna praktike 
LËNDËT ZGJEDHORE (tre  nga lëndët e mëposhtme)
7. Menaxhimi i projekteve 
8. Kontabiliteti publik 
9. Financat ndërkombëtare 
10. Menaxhimi i bazave të të dhënave 
11. Ekonomia e tranzicionit 
12. Teoria dhe metodat e vendosjes 
13. Menaxhment financiar 
14. Lëndë opcionale

Menaxhment dhe Informatikë

PROGRAMI BACHELOR
MENAXHMENT DHE INFORMATIKË
Kohëzgjatja:  3 vite
ECTS:  180
Fakulteti i Menaxhmentit dhe Informatikës ofron njohuri bashkëkohore teorike dhe praktike nga fusha e menaxhmentit dhe informatikës të nevojshme për të qeverisur bizneset, shërbimet publike dhe institucionet e një spektri të gjerë.
Programi  i këtij fakulteti ofron mundësi që studentët të pajisen me dije dhe shkathtësi sipas dimensioneve të përparuara të ekonomisë së tregut. Dija e ofruar nga fusha e menaxhmentit dhe informatikës do tju mundësojë studentëve që ato vetë të aplikojnë njohurit nga informatika për menaxhim sa më të efektshëm.
Aftësimi i studentëve në laborator kompjuterik do tju ofroj mundësi studentëve që të fitojnë shkathtësitë e nevojshme praktike.
Studentët do të fitojnë shkallë të lartë të njohurive nga: menaxhmenti, financat, analizat makroekonomike, mikroekonomia, aftësi të të shkruarit dhe të shprehurit të njohurive, menaxhimi me resurset humane, menaxhim të bazave të të dhënave, njohuri për biznesin ndërkombëtar dhe fusha tjera që mundësojnë kompletimin e njohurive për të menaxhuar në një spektër të gjërë në një nivel mjaft të avansuar.
Lidhja e fortë e njohurive teorike me aftësimin e tyre në praktikë është bazë e punës së këtij fakulteti. Përkatësisht, studentët do të jenë të aftë që të dijnë të menaxhojnë me sukses në kushtet e ekonomisë së tregut duke ditur që të përshtasin veprimet e tyre menaxhuese karshi kërkesave dhe specifikave që ndodhen në Kosovë.  Ndërkaq, aftësitë e fituara nga lëmia e informatikës do të ngrisë nivelin menaxhues të studentëve në një shkallë shumë më të lartë.
Me njohuritë e fituara në këtë fakultet, studentët do të aftësohen për të punuar me sukses: në aktivitetet biznesore, në menaxhimin e sistemeve informatike, në menaxhim të ndërmarrjeve private dhe publike, në menaxhim të bankave, institucioneve publike, aftësime nga lëmia e informatikës e sidomos nga lëmia e programimit, punë në institute kërkimore, institute për consalting dhe shërbime të ndryshme mbështetëse të biznesit.


LËNDËT E OBLIGUESHME
1 Makroekonomia I
2 Mikroekonomia I
3 Kontabiliteti
4 Statistika
5 Matematika
6 Bazat e Informatikës
7 Gjuha angleze I   

LËNDËT ZGJEDHORE (dy  nga lëndët e mëposhtme)
8 E drejta biznesore
9 E drejta biznesore ndërkombëtare
10 Sociologjia
11 Menaxhimi i prezantimit medial
12 Ekonomia e resurseve
13 Shkrimi akademik I
14 Psikologjia
15 Lëndë opcionale   


LËNDËT E OBLIGUESHME
1 Menaxhment
2 Menaxhimi i biznesit të vogël dhe i mesëm
3 Informatika e biznesit
4 Marketing
5 Menaxhimi i resurseve humane   

LËNDËT ZGJEDHORE (katër  nga lëndët e mëposhtme)
6 Makroekonomia II
7 Biznes ndërkombëtar
8 Shkrim akademik II
9 Kërkime operacionale
10 Kontabiliteti i menaxhmentit
11 Mikroekonomia II
12 Gjuha angleze II
13 Paraja dhe financat
14 Ndërmarrësia
15 Projektimi i bazës së të dhënave
16 Lëndë opcionale   


LËNDËT E OBLIGUESHME

1 Menaxhment strategjik
2 Menaxhimi i bazave të të dhënave
3 Menaxhimi i projekteve
4 Teoria dhe metodat e vendosjes në biznes
5 Menaxhment financiar
6 Punimi i diplomës & puna praktike  

LËNDËT ZGJEDHORE (tre nga lëndët e mëposhtme)
7 Etika në biznes
8 Projektimi i sistemeve informative
9 Menaxhmenti i bankave
10 Marketingu ndërkombëtar
11 Menaxhimi i prodhimit
12 Menaxhment shëndetësor
13 Ekonomia e tranzicionit
14 Biznesi elektronik
15 Lëndë opcionale



Biznes Ndërkombëtar

PROGRAMI BACHELOR
BIZNES NDËRKOMBËTAR
Kohëzgjatja:  3 vite
ECTS:  180

Fakulteti i Biznesit ndërkombëtar mundëson përgatitje të ekspertëve nga lëmia e biznesit të nivelit vendor dhe atij ndërkombëtar. Ndryshimet e mëdha në sistemin ekonomik dhe në nivelin e zhvillimit ekonomik në përgjirthësi në botë, procesi i globalizimit, integrimet rajonale si dhe tëndenca e integrimit në Bashkimin Evropian paraqesin domosdoshmëri që biznesi i vendit të ketë porofile të afta për tregtinë ndërkombëtare dhe biznes ndërkombëtar
Kuadrot e diplomuara në këtë fakultet do të jenë të afta që të krijojnë hapsirë profesionale dhe të volitshme për investime të jashtme direkte në Kosovë. Këto kuadro gjithashtu do të jenë të aftë që përmes aftësive të tyre menaxhuese të krijojnë hapsirë për depërtimin e produkteve kosovare në tregjet e jashtme.
Kuadrot do të aftësohen që të njohin tregun evropian për prodhime dhe shërbime. Ato do të njohin makroekonominë e Unionit Evropian, andaj veprimi i tyre do të jetë në shërbim të ekonomisë së Kosovës, karshi kërkesave të tregut të Unionit Evropian.
Fakulteti i Biznesit Ndërkombëtar, do të pregadisë ekspertë - profil të ekonomistëve që momentalisht janë kuadro deficitare për Kosovën, pasi aktualisht ka pak kuadro të cilat janë aftësuar që të zhvillojnë biznesin sipas kërkesave të tregut në suaza ndërkombëtare. Studentët do të fitojnë njohuri të mjaftueshme nga ekonomia ndërkombëtare, transporti ndërkombëtar, integrimet evropiane, menaxhmenti ndërkombëtar, financat ndërkombëtare, afarizmin në bursat e mallrave dhe letrave me vlerë, marketingu ndërkombëtar, etj. Përkatësisht studentët do të jenë të kompletuar me dije nga lëmenjë të ndryshëm të cilët e kompletojnë profilin e një ekonomisti që do të punojë dhe veprojë në suaza ndërkombëtare.
Zhvillimi i biznesit në ekonominë e tregut dhe sidomos zhvillimi i biznesit duke iu përshtatur tregut të jashtëm është me rëndësi të veçantë për zhvillimin e tërësishëm ekonomik të vendit.  Kurse kompletimi i njohurive nga lëmia e biznesit ndërkombëtar tani do të jetë realitet.

LËNDËT E OBLIGUESHME

1 Makroekonomia I
2 Mikroekonomia I
3 Kontabiliteti
4 Statistika
5 Matematika
6 E drejta biznesore ndërkombëtare
7 Gjuha angleze I   

LËNDËT ZGJEDHORE (dy nga lëndët e mëposhtme)
8 E drejta biznesore
9 Sociologjia
10 Bazat e Informatikës
11 Menaxhimi i prezantimit medial
12 Ekonomia e resurseve
13 Shkrimi akademik I
14 Psikologjia
15 Lëndë opcionale   


LËNDËT E OBLIGUESHME

1 Ekonomia ndërkombëtare
2 Biznes ndërkombëtar
3 Transporti ndërkombëtar,  shpedicioni dhe sigurimet
4 Integrime ekonomike evropiane
5 Menaxhment   

LËNDËT ZGJEDHORE (katër nga lëndët e mëposhtme)
6 Teoria dhe metoda e vendosjes
7 Shkrim akademik II
8 Menaxhimi i projekteve
9 Financat e korporatave
10 Paraja dhe financat
11 Gjuha angleze II
12 Kontabilitet financiar
13 Menaxhimi i tregtisë
14 Marketing
15 Lëndë opcionale   


LËNDËT E OBLIGUESHME

1 Financat ndërkombëtare
2 Makroekonomia e Unionit Evropian
3 Bursa e letrave me vlerë
4 Sistemi doganor
5 Marketingu ndërkombëtar
6 Punimi i diplomës & puna praktike  

LËNDËT ZGJEDHORE (tre nga lëndët e mëposhtme)
7 Menaxhimi i prodhimit
8 Menaxhimi i bazave të ë dhënave
9 Biznes elektronik
10 Kontratat në biznesin ndërkombëtar
11 Menaxhmenti bankar
12 Menaxhment financiar ndërkombëtar
13 Analiza financiare
14 Lëndë opcionale




Shkenca Kompjuterike - Informatikë e Aplikuar

PROGRAMI BACHELOR
SHKENCA KOMPJUTERIKE - INFORMATIKË E APLIKUAR
Kohëzgjatja:  3 vite
ECTS:  180
Programi Informatikë a Aplikuar ofron njohuri bashkëkohore teorike dhe praktike nga fusha e informatikës së aplikuar të nevojshme për të punuar profesionalisht në bizneset që kanë të bëjnë me teknologji informative dhe me implementimin e tyre për të qeverisur bizneset, shërbimet publike dhe institucionet e një spektri të gjerë.
Programi  ofron mundësi që studentët të pajisen me dije dhe shkathtësi sipas dimensioneve të përparuara të ekonomisë së tregut. Dija e ofruar nga fusha e informatikës së aplikuar do t’ju mundësojë studentëve që ato vetë të aplikojnë njohurit nga informatika për menaxhim sa më të efektshëm.
Aftësimi i studentëve në laborator kompjuterik do t’ju ofrojë mundësi studentëve që të fitojnë shkathtësitë e nevojshme praktike.
Studentët do të fitojnë shkallë të lartë të njohurive nga: Programimi, Softveri aplikativ, Menaxhimi i Bazave të të dhënave, Projektimi i sistemeve të informacionit, teknologjitë multimediale, menaxhmenti, financat, analizat makroekonomike, mikroekonomia, aftësi të të shkruarit dhe të shprehurit të njohurive, menaxhimi me resurset humane, dhe fusha tjera që mundësojnë kompletimin e njohurive për të menaxhuar në një spektër të gjërë në një nivel mjaft të avansuar.
Lidhja e fortë e njohurive teorike me aftësimin e tyre në praktikë është bazë e punës së këtij fakulteti. Përkatësisht, studentët do të jenë të aftë që të dijnë të menaxhojnë me sukses në kushtet e ekonomisë së tregut duke ditur që të përshtasin veprimet e tyre menaxhuese karshi kërkesave dhe specifikave që ndodhen në Kosovë.  Ndërkaq, aftësitë e fituara nga lëmia e informatikës do të ngrisë nivelin menaxhues të studentëve në një shkallë shumë më të lartë.
Me njohuritë e fituara në këtë fakultet, studentët do të aftësohen për të punuar me sukses: në aktivitetet biznesore, në menaxhimin e sistemeve informatike, në menaxhim të ndërmarrjeve private dhe publike, në menaxhim të bankave, institucioneve publike, aftësime nga lëmia e informatikës e sidomos nga lëmia e programimit, punë në institute kërkimore, institute për consalting dhe shërbime të ndryshme mbështetëse të biznesit.


LËNDËT E OBLIGUESHME
1 Bazat e biznesit
2 Matematika

3 Teknologji informacioni
4 Algoritmet me principe të programimit
5 Kontabiliteti
6 Gjuha angleze I   

LËNDËT ZGJEDHORE (tre  nga lëndët e mëposhtme)
7 Bazat e elektroteknikës  
8 Shkrimi akademik I   

9 Softver aplikativ
10 Menaxhimi i resurseve humane
11 Interneti
12 Matematika II  
13 Lëndë opcionale   



LËNDËT E OBLIGUESHME
1 Mikroekonomia I
2 Statistika
3 Biznesi elektronik
4 Bazat relacionale të të dhënave
5 Informatika e biznesit
6 Projektimi i bazave të të dhënave
7 Programimi   

LËNDËT ZGJEDHORE (tre  nga lëndët e mëposhtme)
8 Bazat e elektronikës  
9 Menaxhment
10 Qarqet kompjuterike  
11 Gjuha angleze II
12 Marketingu
13 Lëndë opcionale   



LËNDËT E OBLIGUESHME
1 Programimi transact-SQL
2 Arkitektura dhe organizimi i kompjuterëve
3 Sisteme informacioni të menaxhmentit  
4 Mësimi praktik
5 Punim diplomë
6 Sistemet operative
7 Rrjetat kompjuterike   

LËNDËT ZGJEDHORE (katër nga lëndët e mëposhtme)
8 Aplikimi i kompjuterëve
9 Programimi i orientuar në objekte
10 Teknologjitë multimediale të bazuara në XML
11 Teknika e instrumenteve matëse
12 Qeverisja elektronike
13 Lidershipi
14 Sistemet intelligjente multimediale
15 Gjuhë angleze III
16 Lëndë opcionale   



Juridik

PROGRAMI BACHELOR
JURIDIK – I PËRGJITHSHËM
Kohëzgjatja:  4 vite
ECTS:  240
Fakulteti Juridik mundëson përgatitje të ekspertëve  të ardhshem nga lëmia e shkencave juridike, i dizajnuar me plan dhe program për të krijuar juristë me shkallë të lartë të aftësive profesionale që të shërbejnë  në administratën shtetrore dhe etnitetin e biznesit si në nivel vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Duke marrë për bazë rëndësinë e profesionit të juristit në nxitjen, zhvillimin dhe aplikimin e të drejtës në administratën shtetërore dhe në etnitetin e biznesit, e bën profilin e juristit dhe vetë Fakultetin Juridik të një rëndësie të veçantrë.
Në këtë fakultet kandidatët do të mësojnë që pos lëndëve profesionale juridike të mësojnë edhe lëndë tjera të cilat do të kompletojnë rrumbullaksimin e njohurive të një juristi sipas kërkesave të bashkëkohore të sektorit public dhe privat. Juristi do të jetë i aftë të bëjë prezantime të shkëlqyeshme të situatave, analizë të tyre dhe njëkohësisht të japër zgjidhje profesionale.
 Kompletimin e njohurive në Fakultetin Juridik të Kolegjit ILIRIA, do ta mundësojnë personeli arsimor i cili është i aftë dhe me përvojë shumë vjeçare. Pajisjet teknike që do të përdoret gjatë ligjërimit do të mundësojnë një ligjërim të avansuar dhe me efekivitet të lartë.
Avancimi në dituri dhe në konkurencë në lëminë e sistemit juridik është rezultat i qasjeve, metodave dhe formave të studimit, të cilat janë efektive dhe të pranueshme për studentët.
Pozita juridikie e Kosovës dhe zhvillimi i ekonomisë së tregut kërkonë juristë të aftë të cilët do të jenë të pregaditur për këto sfida që i kërkon profesioni i juristit. Kurse kompletimi i njohurive në Fakulktetin Juridik tani do të jetë realitet.

LËNDËT E OBLIGUESHME

1 Bazat e teorisë të së drejtës
2 Historia e shtetit dhe së drejtës
3 Ekonomia
4 Gjuhë angleze I
5 E drejta romake
6 Metodologjia e shkrimit ligjor
7 Sociologji
8 Gjuhë angleze II   

LËNDËT ZGJEDHORE (dy  nga lëndët e mëposhtme)
9 E drejta dhe etika
10 Sociologjia juridike
11 Retorika dhe shprehja juridike
12 Teoria dhe praktika parlamentare
13 Bazat e sistemit gjyqësor
14 Bazat e informatikës
15 Historia e shtetit dhe se së drejtës shqiptare   


LËNDËT E OBLIGUESHME
1 E drejta kushtetuese
2 E drejta civile
3 E drejta penale
4 E drejta administrative
5 Politika ekonomike
6 Kriminalistikë
7 E drejta familjare dhe trashigimore
8 Organizatat ndërkombëtare   

LËNDËT ZGJEDHORE (dy nga lëndët e mëposhtme)
9 Konsumi dhe të drejtat e konsumatorëve
10 E drejta e kadastrave
11 Klinika Juridike civile
12 Politika kriminale
13 Gjyqësia kushtetuese
14 Komunikim masiv
15 Kundërvajtjet në lëmin penal
16 Klinika juridike nga e drejta familjare dhe trashëgimore   

 
LËNDËT E OBLIGUESHME

1 E drejta ndërkombëtare publike
2 E drejta e detyrimeve
3 E drejta procedurale penale
4 Procedura administrative
5 E drejta e punës
6 E drejta e Unionit Evropian
7 E drejta ndërkobëtare private  
8 Financat dhe e drejta financiare   

LËNDËT ZGJEDHORE (dy  nga lëndët e mëposhtme)
8 Krimi i organizuar  
9 Shkathtësitë praktike gjyqësore
10 Arbitrazhi
11 Taktika kriminalistike
12 E drejta e sigurimit social ndërkombëtar
13 Administrim Lokal
14 E drejta bankare
15 Mjekësia ligjore
16 Klinika juridike penale
17 Klinika juridike fiskale
18 Terrorizmi   


LËNDËT E OBLIGUESHME

1 E drejta e procedurës civile
2 E drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut  
3 Kriminologji me penologji
4 E drejta tregtare   

LËNDËT ZGJEDHORE (një  nga lëndët e mëposhtme)
5 E drejta tregtare ndërkombëtare
6 E drejta e konkurencës
7 Bursa dhe afarizmi në bursë
8 E drejta e sigurimeve
9 Analiza ekonomike e së drejtës
10 E drejta ndërkombëtare e punës   

MODULET ZGJEDHORE (një  nga modulet e mëposhtme)
MODULI: Shkencat administrative-kushtetuese
1 E drejta kushtetuese pozitive  
2 E drejta administrative - pjesa e posaçme
3 Filozofia e së drejtës

4 E drejta sociale 

MODULI: Shkencat penalo-juridike
1 E drejta penale – pjesa e posaçme
2 E drejta e procedurës penale- pjesa e e posaçme
3 Viktimologji
4 E drejta penale ndërkombëtare   

MODULI: Shkencat civilo-juridike
1 E drejta sendore  
2 E drejta e procedurës civile- pjesa e posaçme  
3 E drejta kontraktore
4 E drejta e pronësisë intelektuale   

MODULI: Shkencat ndërkombëtare-juridike
1 E drejta ndërkombëtare private konvencinale  
2 Teoria e marrëdhënieve ndërkombëtare  
3 E drejta ndërkombëtare humanitare
4 E drejta diplomatike dhe konsulare   

MODULIi: Shkencat Financiare-juridike
1 Institucionet financiare ndërkombëtare  
2 E drejta ndërkombëtare ekonomike  
3 E drejta tatimore dhe buxhetore
4 Qeverisja e korporatave



Marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci

PROGRAMI BACHELOR
MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE DHE DIPLOMACI
Kohëzgjatja:  3 vite
ECTS:  180
Fakulteti përpiqet që të thellojë njohuritë e studentëve për Diplomacinë dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare, duke u bazuar në besimin se Diplomacia dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare, është një fushë me interes të njëjtë si për ata që qeverisin ashtu edhe për ata që janë të qeverisur. Njohuritë për qeverisjen, për politikat e brendshme dhe të jashtme, pastaj hollësitë rreth shkencave të caktuara ligjore dhe fushat tjera të ngjashme të njohurive siç janë ekonomia, sociologjia, historia dhe gjeopolitika, kontribuojnë që edhe qeverisësi dhe i qeverisuri të jenë të drejtë. Kjo njohuri është e rëndësishme edhe për marrëdhëniet e kombeve në botë, si dhe për marrëdhëniet me organizatat dhe institucionet ndërkombëtare dhe rajonale për t’i shërbyer interesit të paqes në botë, paqe kjo që do të jetë e bazuar në normat e drejtësisë dhe barazisë.  
Fakulteti synon që tu mundësojë studentëve të tij të thellojnë njohuritë e tyre për Diplomacinë dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe marrëdhëniet e këtyre fushave me pjesën tjetër të shkencave humane, dhe kjo do të ndihmojë fakultetin që të arrijë këto objektiva kryesore:
1. Të përgatisë dhe kualifikojë të diplomuarit që janë në gjendje të punësohen në ato fusha të shërbimit civil ku kërkohen kualifikime të veçanta, siç janë kryerja e detyrave diplomatike ose konsullore në shtetet e tyre përkatëse. Kjo fushë e veçantë është pika e përqendrimit të vëmendjes së studentëve kur i bashkohen specializimit në shkencat diplomatike, gjë që u ndihmon atyre që përveç njohurive të përgjithshme për marrëdhëniet ndërkombëtare të fitojnë edhe njohuri të specializuara. 
2. Të përgatisë të diplomuarit e kualifikuar për të marrë pozita në organizatat rajonale, ndërkombëtare, qeveritare ose joqeveritare përmes specializimit në marrëdhëniet ndërkombëtare, pa i penguar këta studentë që të fitojnë ekspertiza dhe njohuri edhe në shkencat diplomatike.
3. Të përgatisë të diplomuarit e kualifikuar për t’u punësuar në kompanitë dhe ndërmarrjet private që punojnë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, dhe këtu atyre do t’iu ndihmojnë njohuritë që ata kanë për diplomacinë dhe për marrëdhëniet ndërkombëtare për të plotësuar nevojat e tregut, jo vetëm në bazë furnizimit dhe kërkesave, por edhe në bazë të zhvillimeve politike. Kjo i pajis studentët edhe një dimension tjetër të rëndësishëm njohurish në këtë sistem mbizotërues të globalizimit dhe karakteristikave dominuese, që kanë të bëjnë me të.
4. Të përgatisë të diplomuar të kualifikuar për të punuar në qendrat private dhe shtetërore për hulumtime strategjike dhe politike.


LËNDËT E OBLIGUESHME

1 Hyrje në marrëdhënie ndërkombëtare
2 Bazat e teorisë së diplomacisë
3 Bazat e shkencave politike
4 Teoritë e së drejtës dhe shtetit
5 Historia e diplomacisë shqiptare I
6 Anglishte profesionale
7 Historia Politike e Ballkanit   
8 Diplomacia bashkëkohore shqiptare II   
LËNDËT ZGJEDHORE (tre  nga lëndët e mëposhtme)
9 Hyrje në të drejtën kushtetuese
10 Menaxhimi i prezantimit medial
11 Historia e civilizimeve
12 Sociologjia Politike
13 Statistikë
14 Lëndë opcionale   


LËNDËT E OBLIGUESHME

1 Teoria e Marrëdhënieve Ndërkombëtare
2 Diplomacia Botërore
3 Gjeopolitikë dhe Gjeostrategji
4 Sistemet politike krahasuese
5 Praktika Diplomatike
6 Diplomacia Publike
7 Gjuhë angleze II   

LËNDËT ZGJEDHORE (katër  nga lëndët e mëposhtme)
8 Lidershipi politik   
9 Globalizmi  

10 Ekonomia Ndërkombëtare
11 Hyrje në të drejtën administrative
12 Shkrim Akademik I
13 Politika e jashtme amerikane
14 Komunikimi ndërkulturor
15 Siguria ndërkombëtare
16 Lëndë opcionale  


LËNDËT E OBLIGUESHME

1 Organizatat Ndërkombëtare
2 E drejta ndërkombëtare
3 Politikat dhe institucionet e BE-së
4 Metodologjia e Kërkimit Shkencor
5 Negociatat Diplomatike
6 Diplomacia e re ekonomike globale
7 Punimi i diplomës & puna praktike  

LËNDËT ZGJEDHORE (katër nga lëndët e mëposhtme)
8 Konfliktet Ndërkombëtare
9 Filozofia Politike
10 Lindja e Mesme
11 Të drejtat e njeriut
12 Mendimi Politik Shqiptar
13 Politikat Publike
14 Politika e jashtme & diplomacia
15 Lëndë opcionale



Programet Master



Master - Banka, Financa dhe Kontabilitet

Studimet  Master në Banka, Financa dhe Kontabilitet, pranë Fakultetit Ekonomik - Departamenti banka, financa dhe kontabilitet, do të përgatisë ekspertë - që momentalisht janë kuadro deficitare për Kosovën, pasi aktualisht ka pak kuadro të cilat janë aftësuar të aplikojnë standardet ndërkombëtare të raportimeve financiare nga lëmia e kontabilitetit si dhe të menaxhojnë drejtë me financa dhe në sistemin bankar në kushtet e ekonomisë së tregut.
Departamenti i financave aftëson studentët e Fakultetit Ekonomik nga fusha e financave, bankave, sigurimeve, buxhetit, doganave, marrëdhënieve financiare ndërkombëtare, bursave dhe afarizmi me letrat me vlerë, kontabilitet dhe udhëheqjes së kontabilitetit me kompjuter.
Ky departament krijon kudra të afta që do të dinë të kryejnë detyrën e auditorit, për të bërë auditimi e brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm. Përkatësisht, këto kuadro shumë lehtë mund të licencohen edhe për detyrën e auditorit të jashtë. 
Studentët do të aftësohen për të shkruar, përkatësisht të dinë drejtë të prezantojnë situatën financiare të ndërmarrjes, të përpilojnë pasqyrat financiare, të lexojnë në mënyrë profesionale pasqyrat financiare, të prezantojnë situatën ekzistuese ekonomike, apo rezultatet e arritura në bazë të analizave të ndryshme ekonomike. Kandidatët do të mund ta prezantojnë në formën më të mirë të shkruar ecuritë e afarizmit apo ecuri të tjera, aftësi kjo e cila mungon te kuadrot të cilët kanë kryer studimet e kësaj natyre.
Ofrimi i njohurive për studentët lidhur me financat e biznesit, ato publike dhe ndërkombëtare, bankat në aspektin e menaxhmentit dhe operacioneve moderne bankare, si dhe në fushën e kontabilitetit dhe auditimit konform standardeve ndërkombëtare.
Programi është ndërtuar mbi bazën e rrjedhave bashkëkohore të fushave të lartpërmendura dhe është kompatibil me ato te shteteve moderne.
Pas përfundimit të studimeve Master në këtë drejtim studentët do të jenë të aftësuar në aspektin teorik dhe praktik dhe mund te kyçen me sukses si profesionistë në segmentet e lartpërmendura në tregun e punës në Kosovë 
dhe më gjerë, si dhe formojnë bazë solide për  vazhdimin e studimeve të doktoratës.



Menaxhment dhe Informatikë

PROGRAMI MASTER
MENAXHMENT DHE INFORMATIKË
Kohëzgjatja: 2 vite
ECTS: 120
Studimet Master në Menaxhment dhe Informatikë pranë Fakultetit të Menaxhmentit dhe Informatikës aftësojnë studentët duke ofruar njohuri të avancuara teorike dhe praktike nga fusha e menaxhmentit të nevojshme për të qeverisur bizneset, shërbimet publike dhe institucionet e një spektri të gjerë.
Programi i Masterit në Menaxhment dhe Informatikë ofron mundësi që studentët të pajisen me dije dhe shkathtësi sipas dimensioneve të përparuara të ekonomisë së tregut. Dija e ofruar nga fusha e menaxhmentit do të ju mundësojë studentëve që ato fitojnë njohuri të avancuara për menaxhim sa më të efektshëm. Studentëve do të ju ofroj mundësi që të fitojnë shkathtësitë e nevojshme teorike dhe praktike nga menaxhimi.
Qëllimi i studimeve të masterit në menaxhment është t’i aftësojë studentët në zhvillimin e kreativitetit menaxhues, në marrjen e vendimeve, në aspektin teorik dhe praktik për detyrat menaxhuese dhe rolin e menaxherëve në zhvillimin ekonomik, sidomos në zhvillimin e iniciativës private. Programi i masterit është i mbështetur në përvojat e aftësimit të profileve të ngjashme në universitetet evropiane dhe amerikane.



Juridik - Civil

Plani dhe programi mësimor i studimeve master në drejtimin civil pranë Fakultetit Juridik, Departamenti Juridik i mpërgjithshëm, është i dizenjuar që të përgatit ekspertë të niveli master me shkallë të lartë të aftësive profesionale që të shërbejnë në administratën shtetërore, gjyqësi, në çështje të pronësisë, në procese të privatizimit, si avokatë etj, si në nivel vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Duke marrë për bazë nevojën për kuadro të këtij profili, shkollimi i këtyre kuadrove arsyeton organizimin e studimeve master në këtë lëmi. Avancimi në dituri dhe në konkurrencë në lëmine civile është rezultat i qasjeve, metodave dhe formave të studimit, të cilat janë efektive dhe të pranueshme për studentët.
Pozita juridike e Kosovës dhe zhvillimi i ekonomisë së tregut kërkon juristë të nivelit master në lëminë civile, të aftë që të jenë të pregatitur për këto sfida që i kërkon ky profesion.



Menaxhment Shendetesor

Menaxhment Shendetesor
Në këtë program, studentët do të jenë në gjendje të marrin pjesë në reformën e sistemit publik të shëndetësisë, të kuptojnë sistemet publike evropiane të kujdesit shëndetësor, si dhe të zbatojnë praktikat më të mira në botë, të zotërojnë shëndetin modern për të kuptuar dhe artikuluar qasje të ndryshme ndaj problemeve morale, etike dhe bio-etike. Studentët do të njoftohen me bazat e menaxhimit të krizave, bashkë me proceset dhe teknikat e tejkalimit të situatave të krizës.
Ata do të kuptojnë përcaktimin e prioriteteve në strategjitë shtetërore të shëdnetëit, si dhe tek politikat globale të shëndetit me anë të një pasqyre krahasimtare, ndër-nacionale ndaj çështjeve, koncepteve dhe teorive kryesore në lidhje me planifikimin, vlerësimin, financimin, organizimin e sistemeve shëndetësore në gjithë botën, menaxhimin dhe reformën e kujdesit personal si dhe sistemeve të orientuara kah shëndeti i popullsisë, lidershipit dhe aktorët globalë të shëndetësisë.
Studentët do të jenë në gjendje të identifikojnë metodën e përshtatshme epidemiologjike në strategjinë shëndetësore, të hartojnë hipoteza të plota dhe shkencore, të testojnë hipotezat, të mësojnë interpretimin e të dhënave, si dhe të marrin veprime.
Ata do të jenë në gjendje të zbatojnë teknika themelore në statistika deskriptive dhe inferenciale. Këto përfshijnë: teknikat në statistika përshkruese grafike dhe numerike; kalkulimet elementare të probabilitetit; vlerësimet e pikës zero dhe intervalit të besueshmërisë, si dhe testimi i hipotezave për mesataren e popullsisë, proporcionet, dallimet mes mesatareve dhe dallimet mes proporcioneve; teknikat elementare jo-parametrike dhe analizat e thjeshta të tabelave të kontingjencës.






UNIVERSITETI ILIRIA

Adresa: 
UNIVERSITETI ILIRIA
Rruga Gazmend Zajmi nr. 75
10060 Prishtinë
Republika e Kosovës

Kontakt: 
+381 38 233 951; 
+377 44 505 507; 
+377 44 504 112; 
+377 44 506 565;

E-mail: 
info@uiliria.org 

Web:
www.uiliria.org



1 comment:

  1. Artikuj të mirë, A keni dëgjuar për zotin Benjamin, Email: Lfdsloans@outlook.com --WhatsApp Kontakt: + 1-9893943740-- të cilët punojnë me shërbimin e financimit ata më japin kredi prej 95,000.00 $ për të filluar biznesin tim dhe unë i kam paguar ato çdo vit tash e dy vjet dhe akoma më kanë mbetur 2 vjet edhe pse më pëlqen të punoj me ta sepse ata janë huadhënës të vërtetë të huasë që mund të të japin çdo lloj kredie.

    ReplyDelete