Kolegji UBT


UBT vazhdon të mbetet një Institucion inovativ i arsimit të lartë në Kosovë dhe në rajon, i cili kombinon përparësitë e universiteteve të mirënjohura ndërkombëtare; ofron programe bashkëkohore studimi sipas standardeve cilësore ndërkombëtare; akademikë dhe ekspertë eminentë; partneritet me universitete dhe institucione të mirënjohura; mundësi për përvoja të jashtme (studime profesionale e praktika); infrastrukturë moderne, organizim dhe menaxhim modern të UBT (në pajtim me standardin ISO 9001); lidhje direkte me ekonominë; projekte hulumtuese akademike dhe ndërkombëtare; transferim të njohurive të teknologjisë së lartë; si dhe studentë e personel tejet të motivuar.



Të gjitha këto e bëjnë UBT-në Institucion të arsimit të së ardhmes së Kosovës dhe një institucion  modern në Evropë.
Në muajt dhe vitet e ardhshme, UBT, në shumë mënyra, do të duket shumë më i avancuar se sot, duke i qëndruar besnik vizionit të tij “Top Education for Top Students” dhe “Succeed with Quality”.







Programet e Studimeve


UBT është i vetmi Institucion  i arsimit të Lartë në Kosovë që sjell programe studimi  të veçanta në vend dhe në rajon, programe  të kërkuara në tregun e punës. UBT është i vetmi institucion që sjellë profesorë më renome botërore dhe që ka marrëveshje të shumta me universitete,  institute dhe me kompani më prestigjioze në Evropë dhe Amerikë, vizita jashtë vendit për hulumtime shkencore dhe praktikë, konferenca të mbajtura dhe  të botuara të njëpasnjëshme me karakter shkencore, UBT solli robotikën dhe përfaqësoi Kosovën në kampionatin “Euroby 2009”, UBT e ka  anëtarësuar  Kosovën  në OEC, IFAC, IPMA ,  etj etj,  dhe  falë këtij bashkëpunimi të ndërsjellët me institucionet partnere dhe kontributin e dhënë të studentëve e stafit dhe punës aktive prej se hapjes së universitetit e deri më sot UBT edhe në këtë vit rezultoi suksesshëm gjatë procesit të akreditimit.

UBT  në nivelin bachelor (BA) është akredituar në programet:


Bachelor i Shkencave (B.Sc.) në Menaxhment, Biznesi dhe Ekonomi, 
me mundësi specializimi në:


  • Financa, Banka dhe Kontabilitet
  • Marketing dhe shitje 
  • Menaxhment dhe Ndërmarrësi 
  • Integrime ekonomike Evropiane 
  • Biznes Ndërkombëtar 

Bachelor i Shkencave (B.Sc.) në Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri,  
me mundësi specializimi në:


  • Software and System Engineering 
  • Database and Information System 
  • Rrjeta dhe Telekomunikacion 
  • Mekatronikë dhe Robotikë 

Bachelor i Shkencave (B.Sc.) në Menaxhim i Mekatronikës


Bachelor i Shkencave (B.Sc.) në Sistemet Informative


Bachelore (LLB) në Juridik 
me mundësi specializimi në:


  • Drejtën Penale 
  • Drejtën Civile 
  • Drejtën Ndërkombëtare

Bachelor i Shkencave (B.Sc.) të Arkitekturës



Kurse, në nivelin master (MA) është akredituar në programin:


Master i  Shkenca (M. Sc.) në Menaxhment, Biznesi dhe Ekonomi,
me mundësi specializimi në: 


  • Financa, Banka dhe Kontabilitet
  • Marketing dhe shitje 
  • Menaxhment dhe Ndërmarrësi 
  • Prokurim Publik dhe Menaxhment 
  • Zhvillim Ekonomik dhe Promovim të Investimeve 
  • Menaxhment Ndërkombëtar të Inxhinieringut 

Master i Shkencave ( M. Sc) në Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri


Master i Shkencave ( M. Sc) in Information and Communication Technology


Master i Shkencave ( M. Sc) në Menaxhim i Mekatronikës


Përveç programeve të cekura më lartë UBT ofron edhe programe studimi në bashkëpunim edhe me institucionet partnere:

  • Master i Arteve ( M. A.) në Integrime dhe të Drejtën Evropiane ( CIFE Francë)
  • Master në Menaxhimin e Biznesit( MBA) nga Danube University Krems ( Austri),   në mundësi të specializimit në disa fusha. 
  • Master of Science (M. Sc..) in Information Systems ( With, Irlandë )

No comments:

Post a Comment