Kolegji Dardania

Themeluesi i Universitetit DARDANIA (emri i së cilit vjen nga mbretëria e lashtë e Dardanisë, e cila mbulonte territorin e Kosovës së sotme), kishte angazhuar një pjesë të konsiderueshme të kapitalit të tij material dhe financiar, jo me destinacion profitin, por me qëllim të dhënies kontribut në zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë, sepse Universiteti i Prishtinës si i vetmi institucion për arsim të lartë nuk ishte në gjendje të ofronte qasje e as cilësi për të përmbushur të gjitha kërkesat e shoqërisë kosovare në fushën e arsimit si dhe të integrimit të saj në rajon dhe Evropë. 


Që në vitin e parë akademik të studimeve Universiteti Dardania, në atë kohë Instituti për Studime Bashkëkohore, organizoi studime në nivelin themelor (bachelor) dhe atë pasuniversitar (master), sipas Sistemit të Bolonjës. Organizimi i studimeve në këto dy nivele ishte një sfidë për themeluesin e Universitetit DARDANIA, por e përballuar me sukses si nga personeli akademik ashtu edhe ai administrativ. 

Universiteti Dardania qysh në vitin 2004 kishte siguruar të gjitha kushtet optimale dhe kuadrin e nevojshëm për implementimin e të gjitha programeve studimore të cilat I ofronte sipas kushteve të Licencës të lëshuar nga ana e MASHT-it. Një pjesë e madhe e personelit sigurohej, pos tjerash, edhe përmes memorandumeve e marrëveshjeve të ndryshme të bashkëpunimit me institucionet e arsimit të lartë në vend dhe regjion.



No comments:

Post a Comment